E Diel, 1 Nëntor 2026

Anjëza Shahini:”Jetën private e kam të shenjtë”



Me zërin e saj brilant, tashmë është një nga këngëtarët më të afirmuara në Shqipëri. Ka vendosur të qëndrojë neutrale dhe të bëj një jetë krejt normale duke mos e lënë pas këngën. Anjeza nuk është thjesht një këngëtare e talentuar që kërkon t’i hedhë hapat e saj në mënyrë solide dhe të sigurt. Ajo është aktualisht një prej zërave më të dashur për publikun shqiptar dhe një prej shembujve të suksesit në skenë kur ky kombinohet me punë e talent. Pikërisht 7 vjet më parë ajo ka spikatur me zërin e veçantë në një prej audicioneve më të mëdha të spektaklit. Është nga ata këngëtare që ka marrë kritika të shumta dhe vlerësime, pasi e karakterizon një veçori e veçantë, “zëri i saj”. “Njerëzit e artit që më rrethojnë edhe më kanë ndihmuar edhe kanë ndikuar për shumë arsye qoftë në formimin tim profesional. Ashtu siç jam rritur me moshë jam rritur edhe nga ana mendore, do të thotë që në çdo takim çdo person ka diçka të veten për të dhënën. Unë mendoj se çdokush jo vetëm personazhet e artit kanë shumë për të treguar, anë të mira dhe anë të këqija. Të cilat unë mundohem ti analizoj hera herës dhe të marrë shumë prej tyre” pohon Anjeza gjatë intervistës. Anjëza Shahini është vetëm 23 vjeçe, studion për Mardhënie Ndërkombëtare, dhe njëhkosisht ecën paralelisht në rrugën e muzikës. Ëndrrat për Anjezën janë të veçanta ashtu si për çdo person tjetër, por ajo ka besim se do ti realizohen, por buzëqesh lehtas kur e pyesim se cila është kjo ëndërr që ka ngelur në zyrtar! “Sigurisht që kam ëndrra dhe një ëndërr që e kam e kam në zyrtar, do ta nxjerr atëherë kur do të realizohet ose në qoftë se nuk më realizohet do të tregoj që nuk mu realizua”-pohon ajo. Ndonjëherë talenti dhe puna mund edhe të mos kombinohen dot suksesshëm, nëse ato të dyja nuk i lidh mbi të gjitha një karakter i fortë… “kënga është padiskutim një pasion, është një ndjesi që unë e kam, dhe fatmirësisht zoti më ka dhuruar një talent për këtë dhe e ushtroj”, shprehet Anjeza.

Dëshira për këngën ka lindur që në fëmijëri?
Jo që në fëmijëri nuk mund të them sepse dëshira ime ka nisur me baletin po jo me këngën për të kënduar. Kur kam qenë e vogël kam dashur të filloj shkollën e baletit mirëpo pastaj familja vendosi që të më fus në një shkollë të përgjithshme dhe kështu vazhdoi, edhe liceun që kam dashur ta nis para se të filloja gjimnazin prapë vendosa për gjimnazin e përgjithshëm. Kështu u bë puna e këngës dhe erdhi papritur tek ethet nuk është se ka qenë një gjë e programuar.
Si e shikon këngën Anjeza, si profesion apo pasion?
Pasion absolutisht, është një pasion, një ndjesi që unë e kam dhe fatmirësisht zoti më ka dhuruar një talent për këtë dhe e ushtroj, por profesion për momentin nuk mund ta quaj pasi profesioni I bie ta shohësh shumë fortë dhe unë nuk mund ta quaj të fortë.
Nëse do të hiqnit dorë nga kënga cila do të ishte arsyeja?
Pasioni më lidh shumë me këngën sigurisht mund të jenë problem të tjera që më shkaktojnë arsye për të hequr dorë nga muzika. Jetës nuk i dihet asnjëherë kështu që nuk mund të them asnjëherë kurrë por do të thoja që për asnjë arsye të thjesht dhe të kalueshme le të themi nuk do ta lija muzikën.
Kush ju kritikon më shumë?
Kryesisht nga mami përsa i përket anës profesionale anës muzikës. Ajo është kritikja më e madhe e imja dhe që në hapat e mi të parë qoftë edhe për gjërat e përditshme. Kritik kryesisht përdorin njerëzit që unë i kam më shumë miq, njerëzit e mi të afërm, familjarët e mi gjithmonë I kam pasur kritikët më të mirë.
Do të jeni pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-ës në dhjetor, si lindi bashkëpunimi me Sokol Marsin?
Bashkëpunimi me Sokol Marsin është bashkëpunimi i parë, lindi krejt natyrshëm pasi vetë kompozitori kishte krijuar një melodi një këngë dhe ma prezantoi, unë faktikisht, fillimisht kam qenë e pavendosur për të marrë pjesë në festival ose më saktë nuk isha e vendosur për të marrë pjesë në festival. Mirëpo në momentin që kam dëgjuar tingujt e këngës gjithçka u ndryshua, më erdhi kënga si një dëshirë për ta kënduar dhe e përfytyrova vetën në skenën e pallatit të kongreseve direkt dhe kështu që ndryshova direkt planin që kisha për të mos marrë pjesë.
Ndërkohë Anjeza si po të shkojnë studimet?
Momentalisht studioj në vitin e 3 për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës ku po më gjeni, uroj dhe shpresoj ta mbaroj në kohë ciklin studimor në mënyrë që punët e tjera të mos më hajn më shumë kohë për ta mbaruar me vonesë, do kisha shumë dëshirë të diplomohesha bashkë me miqtë e mi në të njëjtën kohë. Mund të them që është një degë shumë e bukur e cila do tepër kohë ti përkushtohesh gjë e cila mua më mungon shumë koha, megjithatë unë përpiqem me sa mundem që të jem e përfshirë edhe tek shkolla sepse është një gjë që e kam me shumë dëshirë.
Si e kalon Anjeza kohën e lirë?
Larg shkollës kafet me miqtë i shijoj shumë si gjithmonë, udhëtimet më pëlqejnë shumë edhe ndoshta e fundit fare që më relakson tepër se duhet është të rri në shtëpi.
Larg skenës së festivalit kush është Anjeza?
Mundohem që jetën e përditshme ta bëj fare të përditshme, dhe fare të thjesht ashtu si çdokush tjetër, privatsin e kam të shenjtë domethënë jetën time private, personale e quaj diçka të veçantë dhe shumë të shenjtë, pavarësisht faktit që mund të jem personazh publik dhe kam detyrime morale ndaj publiku, por sido që të jetë nuk dua t’ia lë vetes mangët dhe jetën time të përditshme.
Sa të kanë ndihmuar njohjet me njerëzit e artit dhe sa kanë ndikuar ato te ti?
Njerëzit e artit që më rrethojnë edhe kanë ndihmuar edhe kanë ndikuar për shumë arsye qoftë në formimin tim profesional, ashtu siç jam rritur me moshë jam rritur edhe nga ana mendore, do të thotë që në çdo takim çdo person ka diçka të veten për të dhënën. Unë mendoj se çdokush jo vetëm ato të artit kanë shumë për të treguar anë të mira dhe anë të këqija. Të cilat unë mundohem ti analizoj hera herës dhe të marrë shumë prej tyre.
E ka njohur Anjeza Njeriun e zemrës?
Po ta kisha njohur njeriun e zemrës do të isha me njeriun e zemrës këtu.
Keni menduar të ndryshoni ndonjëherë lukun tuaj?
Nuk e di nëna natyrë më ka lindur kështu, përveçse mund të ndryshojnë gjëra të vogla nuk kam menduar ende për të bërë ndryshime thelbësore nuk i dihet deri tani ndihem mirë kështu.
Çfarë të kënaq më shumë?
Çfarë më kënaq! Mua më kënaqin dhe gjërat e vogla fare, edhe një lumturi e vogël një ngjarje e vogël e bukur mua më jep emocion duke e përjetuar dhe kënaqem shumë. Edhe një telefonatë më bën të lumtur pa llogaritur gjërat e rëndësishme që mund ti ndodhin njeriut në jetë.
Ëndrra në zyrtar e parealizuar?
Mos të mbesim asnjëherë pa ëndrra se përndryshe ishte sikur të mos ishte. Sigurisht që kam ëndrra dhe një ëndërr që e kam e kam në zyrtar, do ta nxjerr atëherë kur do të realizohet ose në qoftë se nuk më realizohet do të tregoj që nuk mu realizua.
Si e shikojmë Anjezën në një të ardhme?
Si fillim të mbaroj pjesën studimore sepse jam akoma në vitin e tretë dhe ka akoma shumë punë, por edhe nga ana e muzikës e shohë veten shumë të plotësuar pasi kam akoma më tepër për ti marrë kësaj fushe, për të marrë, për të mësuar dhe për ti dhënë publikut. Kështu që ka shumë gjëra për të parë akoma te Anjeza.
Som
“Mundohem që jetën e përditshme ta bëj fare të përditshme, dhe fare të thjesht ashtu si çdokush tjetër, privatsin e kam të shenjtë domethënë jetën time private, personale e quaj diçka të veçantë dhe shumë të shenjtë, pavarësisht faktit që mund të jem personazh publik dhe kam detyrime morale ndaj publiku, por sido që të jetë nuk dua t’ia lë vetes mangut dhe jetën time të përditshme”
“Mua më kënaqin dhe gjërat e vogla fare, edhe një lumturi e vogël një ngjarje e vogël e bukur mua më jep emocion duke e përjetuar dhe kënaqem shumë. Edhe një telefonatë më bën të lumtur pa llogaritur gjërat e rëndësishme që mund ti ndodhin njeriut në jetë”

28 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›