E Diel, 1 Nëntor 2026

Twingo Gordini, automjeti i ri sportiv i Renault



Në fillim të muajit janar të vitit të ardhshëm në Atelier Renault në Champs-Elyses në Paris, Renault do të na paraqesë modelin e parë nga linja e tij Gordini Twingo Gordini Renaultsport.
Ashtu siç është pritur, bëhet fjalë për përmirësimet pak a shumë të natyrës sipërfaqësore. Automjeti më i vogël i Renault do të ofrohet me të njëjtin motor 1.6 litërsh atmosferik me katër cilindra dhe 133 kuaj fuqi, por vetëm me dy ngjyra të lyerjes së jashtme – të zezë dhe të kaltër. Të dy ngjyrat përfshijnë shiritat e njohur të garave, të cilat shtrihen përgjatë tërë karrocerisë. Varësisht nga lyerja e jashtme edhe enterieri ofrohet në ngjyrë të zezë dhe të kaltër me gravurë të Gordini si dhe rrota alumini prej 17 inçësh. Automjeti do të duhet të dalë në treg në muajin mars të vitit të ardhshëm me çmim tani për tani të papërcaktuar. Renault po ashtu nuk ka njoftuar nëse seria Twingo Gordini Renaultsport do të jetë e kufizuar në prodhim dhe në cilat tregje planifikon ta ofrojë atë.

Mercedes C-Class

Modeli i përpunuar

Mercedesi aktual i C-Class është në gjysmën e jetës së tij, prandaj ka ardhur koha për ridizenjim. Mercedes C-Class definitivisht duket shumë i freskët dhe i ri, por kur merret parasysh se është lançuar në vitin 2007, vlerësohet se i ka ardhur koha për ridizenjim. Supozohet se ridizenjimi do të jetë shumë i lehtë, që, në mes tjerash, mund të vërehet edhe në këtë fotografi spiune. Është vështirë të jepen informacione më preçize, kur merret parasysh se automjeti është i maskuar, por sigurisht që në këtë rifreskim do të përfshihen motori i ri, maska e re e përparme dhe kofanoja. Natyrisht, anash nuk do të lihet as enterieri, edhe pse as tek ai nuk priten ndryshime revolucionare.

Peugeot 508

Zëvendëson modelet 407 dhe 607

Edhe pse Peugeot nuk e ka vërtetuar zyrtarisht këtë lajm, ideja për bashkimin e dy linjave të automjeteve në një na duket e kuptueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për dy automjete të cilat nuk janë dalluar për shitjen e tyre. Blogu automobilistik “Le Blog Auto” raporton se Peugeot planifikon të zëvendësojë dy limuzina: serinë 407 e 607 me automjetin e ri cili supozohet se do të quhet 508. Arsye për këtë hap është pranueshmëria e dobët e këtyre dy automjeteve në treg, ndërsa Peugeot herën e fundit që i ka përdorë numrat nismëtar “50x” është në vitin 1979 në modelin 505. Edhe nuk dihet aspak se si ky automjet do të duhej të dukej apo çfarë dimensionesh do të ketë, nëse nuk bëhet fjalë vetëm për thashetheme mediale pa mbulesë, automjeti në formën e tij konceptuale do të mund të pritej në fund të vitit të ardhshëm apo në panairet Parisit apo Gjenevës në vitin 2011.

28 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›