7 Marsi, nxënësit me tufa me lule në duar urojnë mësuesit

TIRANË, 7 mars/ATSH/ Në të gjitha shkollat e vendit sot është festuar 7 Marsi, Dita e Mësuesit.
Fëmijët me buqeta me lule në duar dhe kartolinat e veçanta kanë uruar mësueset e tyre.
Gjatë kësaj dite të shënuar nxënësit nën drejtimin e mësueseve kanë organizuar në oborret e shkollave edhe koncerte me recitime, këngë dhe valle për të festuar festën e mësuesve.
Një urim të veçantë mësuesit kanë marrë edhe nga prindërit, të cilët i kanë vlerësuar ata për përkushtimin që tregojnë ndaj fëmijëve.
Dita e Mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, figurën e mësuesit, por edhe gjithë punonjësve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribues aktivë të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.
Në mars të vitit 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe. Në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike, 7 marsi festohet në Shqipëri si Dita e Mësuesit.
7 Marsi, Dita e Mësuesit, Foto: Florjan Abazaj 1 nga 18/k.s//r.e//a.f/