Sako pret ambasadoren e Kinës: Zbatim i projekteve të përbashkëta

TIRANË, 7 mars/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako zhvilloi një takim me ambasadoren e Kinës në vendin tonë, Pang Chunxue.
Në një postim në rrjetet sociale, Sako ndau momente nga takimi me ambasadoren Chunxue.
“E njoha ambasadoren me historinë e qytetit dhe resurset që ofron Durrësi sidomos në sektorin ekonomik dhe atë të turizmit, duke qenë edhe destinacioni më i madh turistik i vendit”, tha Sako. Sako dhe Chunxue diskutuan edhe për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik, turistik e kulturor midis dy vendeve si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen me historinë e qytetit dhe resurset që ofron Durrësi. 1 nga 3/k.s//r.e//a.f/