E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 arsyet pse Mourinho dështoi të fitonte Champions-in

Ja nga se erdhi falimentimi evropian i Special One,

Nga Tommaso Pellizzari
Corriere della Sera

Jose_Mourinho_sad090113AI300Nëse do të ishte e dhjeta (për Realin), ose e treta (me tre skuadra të ndryshme) për Mourinho, fitimi i Champions nga ana e Madridit do të ishte legjendare. Ja përse ky trofe ishte objektivi i vërtetë i këtij klubi dhe i trajnerit, kur në 2010 vendosën të fitonin së bashku. Nuk ia arritën, edhe pse iu afruan shumë. Një falimentim evropian që ka shumë arsye. Këto më poshtë.

1) Tashmë është mjaft e njohur fraza e Mourinhos kur tha që Champions është kompeticioni i detajeve. Një ndër ta është shorti. Në tre sezone si trajner i Real Madridit, Mourinho është eliminuar tre herë në gjysmëfinale. E para ishte në 2011 nga Barcelona, që në atë moment ishte e pathyeshme, siç tregoi më pasi finalja e Uemblit kundër Manchester United. Në 2012, Reali u eliminua nga Bayern me penallti. Pra, i vetmi moment ku trajneri nuk mund të bëjë asgjë. Këtë vit, shorti e përplasi Realin me Borussia Dortmund, skuadra më e vështirë për tu përballuar (sepse ishte më e ngjashmja me lojën e Real). Ky ishte edhe viti ku më në fund Mourinho kishte mësuar se si të mundte Barcelonën, por edhe pse kjo e fundit ishte në rënie.

2) Tashmë detaji tjetër (aspak për tu fshehur) është se Reali mundet për herë të dytë rresht nga një skuadër gjermane, në një kohë kur të gjithë e shohin ndryshimin në majën e futbollit evropian. Është shumë e mundur që fitorja e Europianit 2012 nga Spanja shënoi pikën më të lartë që mund të arrinte futbolli spanjoll. Pas fitores 4 me 0 kundër Italisë, gjenerata fenomenale e Barcelonës dhe e spanjollëve të Realit filloi të humbiste shkëlqimin, që duket se do të jetë e gjatë. Dhe tashmë ka nisur të shkëlqejë futbolli gjerman. Dy gjysmëfinalet e Champions folën qartë: edhe pse janë të ndryshme, dy skuadrat gjermane dukeshin të një kategorie tjetër në krahasim me dy spanjollet që deri në atë moment ishin cilësuar më të mirat në botë.

3) Por që Reali nuk fitoi Championsin e dhjetë, nuk është vetëm prej këtyre arsyeve. Edhe pse vitin e kaluar, por edhe këtë vit Reali ka zhvilluar lojëra fantastike futbollistike, sërish shpesh herë i ka munguar perfeksioni taktik dhe agonizmi i Chelsea dhe Inter që me Mourinhon e tregonin shpesh herë. Pra, shumë rrallë Reali e ka treguar që është gati të vdesë për trajnerin e vet.
4) Kjo është edhe një ndër pikat më të rëndësishme, në mos më e rëndësishmja: është evidente që Mourinho nuk arriti të krijonte në dhomat e zhveshjes shpirtin kompakt që krijoi në Porto, Londër dhe Milano. Arsyet mund të jenë të ndryshme: mekanizmi ne të vegjël dhe të dobët kundër të fortëve nuk mund të praktikohej tek Reali. Mourinho megjithatë e provoi. Dështoi. Pak sepse Reali është simbol i super fuqisë në futboll. Një tjetër, sepse futbolli i Mourinhops nuk pëlqehet në Spanjë.

5) Së pesti, Mourinho nuk ka asnjëherë një plan B, që ta vërë në punë kur nuk ecën mirë plani A, dhe ky është një nga limitet e tij si trajner. Eksperienca në Spanjë e tregoi më së mirë këtë defekt të trajnerit portugez. Deri tani Mourinho nuk ka treguar që ai ka edhe plane të tjera loje.

6) Së gjashti ishte konflikti me Iker Casillas-in, i cili është jo vetëm flamuri i Realit, por edhe flamur i kombëtares spanjolle. Nuk ishte parë kurrë, jo vetëm në skuadrat e Mourinhos, që një kapiten me vlera dhe karizëm si Iker Casillas, të përfundonte në pankinë, mes polemikave të ashpra dhe mungesës së sekreteve të dhomës së zhveshje. Jo sepse edhe portieri nuk ka pasur edhe ai fajet e veta, por të jesh portugez dhe të stërvitësh një skuadër spanjolle dhe të dërgosh në stol portierin flamur të Realit dhe të kombëtares spanjolle nuk është një mënyrë e lehtë për të zbukuruar jetën.

7) Duke dashur të rikthehet tek Chelsea i tij (nëse varte do të jetë kështu) është një shenjë jo e vogël e ndryshimit të Mourinhos. Një njeri i sfidave të pamundura kthehet në një vend që e njeh mirë dhe të sigurtë, ku e di që e duan. Një zgjidhje ndoshta e ndikuar edhe arsye të tjera (tip Ferguson që nuk e braktis kurrë pankinën e United), por e ndikuar edhe nga diçka tjetër. Në moshën 50 vjeçar, Mourinho është një trajner që tani ia dinë pikën kryesore: si luan skuadra e ti, dhe në fakt kanë mësuar se si ta mundin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›