E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja cilat janë 5 ish të dashurat e Balotellit

Baloteli nuk ka vënë të dashurën bast, por ajo sërish e braktis!

Melissa Castagnoli
Melissa CastagnoliLajmi se Mario Baloteli kishte vënë bast të dashurën për ndeshjen Real Madrid-Borusia Dortmund, ka bërë xhiron e botës, ndonëse në fakt një deklaratë e tillë e futbollistit nuk ka ekzistuar asnjëherë. Nëse Real Madrid realizon përmbysjen ndaj Borusia Dortmund dhe shkon në finalen e Ligës së Kampioneve, atëherë do të lejoj që të gjithë lojtarët e spanjollëve të flenë me të dashurën time, ishte fraza që u shfaq tre ditë më parë në mediat spanjolle, e publikuar fillimisht nga disa tifozë të Realit në rrjetet sociale, e më pas e marrë si e mirëqenë në Angli dhe në pjesën tjetër të Evropës, me të gjithë mediat më të rëndësishme që nuk ngurruan ta publikonin.
Përgënjeshtrimi
Fakti se Baloteli është një personazh i paparashikueshëm, prej të cilit pritet gjithçka, bëri që shumëkush ta besonte se ai kishte thënë një gjë të tillë, por Milani ka publikuar një deklaratë për shtyp ku përgënjeshtron gjithçka. AC Milan përgënjeshtron atë që është publikuar nga Corriere della Sera, duke iu referuar tabloidit britanik The Sun, në lidhje me deklarata që presupozohet se janë bërë nga Mario Baloteli rreth ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Real Madrid dhe Borusia Dortmund. AC Milan insiston se lojtari nuk ka thënë asnjëherë asgjë apo ka komentuar rreth kësaj teme në ndonjë nga agjencitë e lajmeve apo media, shkruhet në deklaratën e publikuar nga klubi italian.

Fanny Neguesha
Fanny NegueshaTë dashurat e Balos
Megjithatë pak ditë më parë Mario Balotelli u nda nga e dashura e tij më e fundit, Fanny Neguesha romanca me të cilën zgjati për 5 muaj me radhë. Para saj, Balotelli i dha fund lidhjes 2-vjeçare me Rafaela Fico-n, të cilën e akuzoi për tradhëtia. Frut i kësaj marrëdhënie ishte vajza Pia, për të cilën kujdeset e vetme tashmë Rafaela. Këto dy lidhje kanë qenë të fundit për Balotelli-n, por jo të parat. Sigurisht fama ia ka lehtësuar mundin super Marios për të patur krah tij bukuroshe të ndryshme. Por cilat kanë qenë ish-et e Balotelli-t? Media gossip në Itali rendisin pesë me të cilat Mario ka kaluar minimumi 3 muaj romancë. E para është Barbara Guerra, show-girl që Balotelli e njohu në dhjetor të 2009-ës. Romanca mes tyre shuhet pas katër muajsh. Më pas Melissa Castagnoli, gjysmëfinaliste në konkursin për përzgjedhjen e velinave në Itali. Ajo u njoh me futbollistin në qershor të vitit 2010 nëpërmjet Facebook dhe u nda gjashtë muaj më vonë. Në korrik të 2011, Mario dhe Rafaela nisin lidhjen e tyre, më jetëgjata për futbollistin. Çifti zhvendoset së bashku në Angli, kur sulmuesi iu bashkua Manchester City-t, ndërsa rikthimi në Itali do ti gjente të ndarë. Sara Galimberti, atlete dhe bukuroshe që Balotelli e njohu në 2011. Lidhja e tyre zgjat 3 muaj. Për të mbërritur tek e fundit, Fanny Neguesha, lidhja me të cilën zgjati 5 muaj.

Raffaella Fico
Raffaella FicoSara GalimbertiSara Galimberti

Barbara Guerra

Barbara Guerra

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›