7 duelet e mëdha të sfidës

Shfaqja fillon te dielen në orën 16:00. Argjentina do të përballet me Gjermaninë në çerekfinale. Një përsëritje e asaj që ndodhi në Kampionatin Botëror të vitit 2006. Atëherë gjermanët fituan me penallti kundër amerikanojugorëve.
Tabloidi gjerman “Bild” ka përcaktuar shtatë duele që mund të vendosin sfidën. Lionel Mesi ka punë me Bastian Shvajnshtajgerin, të mbështetur nga Zherom Boateng dhe Sami Khedira. Miroslav Kloze do të duelojë me shokun e tij te Bajerni i Munihut, Martin Demikelisin.
Dueli 1 : Mesi-Shvajnshtajger (Khedira)
Kush do ta ndalojë? Ylli botëror Lionel Mesi është i zhdërvjellët, i shpejtë dhe si erë, një driblues i pabesueshëm. Për të ndaluar atë duhen disa lojtarë gjermanë së bashku. Bastian Shvjanshtajger do të përpiqet të bllokojë Mesin. Ai do të jetë 1-kundër-1 në cdo situatë loje, i mbështetur nga Sami Khedira.
Dueli 2 : Tevez-Fridrish
Karlos Tevez është një sprinter i palodhshëm dhe një vrasës i vërtetë. Ai e di se ku ndodhet porta, shënon edhe nga distanca të largëta, por nuk të fal kur rasti i jepet. Kundërshtari i tij gjerman pritet të jetë Arne Fridrish. Nuk është një detyrë e lehtë për të, por mbrojtësi i Gjermanisë e ka treguar veten se është i aftë për të ndaluar sulmuesit më të mëdhenj.
Dueli 3 : Higuain-Mertezaker
Gonzalo Higuain ka shënuar deri tani 4 gola në Botëror dhe ka një nuhatjet të lindur. Gjithmonë qëndron pas shpinës së mbrojtjes për të pritur momentin e duhur. Një detyrë krejtësisht e vështirë për qendërmbrojtësin Per Martezaker, i cili deri ende nuk ka bindur plotësisht. Gjermani është më i fortë në luftën në ajër, por këmbët e tij kanë shumë probleme.
Dueli 4 : Kloze-Demikelis
Miroslav Kloze ka një detyrë të vështirë për të hapur dyert e mëdha të gjysmëfinaleve. Tani atij i duhet të përballet me shokun e tij të ekipit te Bajerni, Martin Demikelisin, dobësitë e të cilit ai i njeh shumë mirë. “Micho” e mban me qejf topin më gjatë se sa duhet për një mbrojtës, lëviz edhe para (goli i tij kundër Koresë së Jugut në fazën e grupeve). Mbrojtësi mund të shqetësohet shumë thjesht kur ka topin në këmbë.
Dueli 5 : Myler-Heince
Ylli i ri i Gjermanisë, Tomas Myler është një golashënues race, lëviz gjithmonë në hapësirën ofensive dhe ka aftësinë të dalë në zonën kundërshtare pikërisht përballë portës, ku nuk ai nuk të fal. Myler do të ketë punë me Gabriel Heincen. Argjentinasi di të pozicionohet mjaft mirë në lojë dhe është mësuar të jetë pullë poste. Heince është një lojtar i kompletuat dhe i godet me qejf gjuajtjet standarde, për më tepër është dhe golashënues i rrezikshëm.
Dueli 6 : Ozil-Maskerano (Veron)
Këtu është “Mesi” i Gjermanisë: Mesut Ozil. Argjentinasit kanë planifikuar ta mbulojnë me dy lojtarë kundërshtarë. Ozil është lojtar modern dhe i është shumë efektiv në pasimet e tij. Para së gjithash pasimet me Klozen dhe Podolskin rezultojnë efikase. Maradona e ka menduar zgjidhjen, duke i vendosur nga pas kapitenin Havier Maskerano. Argjentinasi është një lojtar i pjekur dhe me përvojë. Edhe Veron mund të përfshihet në mbulimin e ashpër të Ozilit
Dueli 7 : Maradona-Lëv
Është një duel i pastër trajnerësh. Diego Armando Maradona, një nga futbollistët më të mirë të gjitha kohërave. Por, ai është ai një trajner i mirë? Paraqitjet e tij gjatë konferencave të shtypit më shumë kanë treguar marrëzinë e tij. Trajneri i Gjermanisë, Johakim Lëv është “truri” i “Nationalmanschaft”. Qysh nga Botërori i vitit 2006 ishte një mjeshtër i taktikës në skuadrën e Klinsmanit. Tani 11-shi i tij është gati të rrëzojë Argjentinën.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 02 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili