E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seksi para ndeshjes, i mirë apo i keq?

Pas ndeshjes së mrekullueshme kundër Anglisë, trajneri i Gjermanisë, Johakim Lëv, u dha dy ditë pushim “djemve të tij”, të cilat lojtarët i shpenzuan me gratë apo të fejuarat. Pa dyshim, orët erotike nuk munguan. Por sa e dëmton në të vërtetë seksi sportin?

Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, pohon se cdo ditë duhet të kesh të paktën një herë seks, pasi përndryshe do të kesh dhimbje koke. Edhe Sep Majer, gjatë kohës që ishte aktiv kishte pasur direkt para dhe pas ndeshjes seks. “Një orë para ndeshjes bëja seks, kjo më bënte më zhdërvjellët. Oh, oh, kjo shkonte më mirë”.

Profesor Doktor Frank Somer, Urolog dhe mjek sportiv në klinikën e Hamburgut, thotë se “seksi është një aktivitet trupor dhe nga ana tjetër të jep kohëgjatësi, shpejtësi, agresivitet, përqëndrim. Studimet kanë tregur se aftësitë motorike dhe sportive të futbollistëve, se të bërit seks deri në katër apo gjashtë orë para ndeshjes nuk kanë asnjë efekt negativ te lojtarët në paraqitjen e tyre në lojë. Somer: “Këto na e tregojnë studimet tona shumëvjeçare”.

Gjithsesi, zërat kundër janë më shumtë. Ekspertë për shëndetin e njerëzve këshillojnë: “Lojtarët duhen të ndajnë me gratë, partneret e jetës apo mikeshat dhomën, por të bërit seks direkt para ndeshjes nuk është e mirë edhe pse nuk ka efekte negative”.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 02 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›