E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentinë – Gjermani, beteja e statistikave

Dy superfuqitë e futbollit botëror do të përballen midis tyre për të dytën Kupë Bote rresht. Katër vjet më para, Gjermania avancoi me penallti pasi ndeshja u nda në barazim 1-1.

Hera e fundit që këto ekipe ishin përballur në vazhdimësi ishte në vitin 1986 dhe 1900, kur ata u takuan në finale. Në vitin 1986, Maradona frymëzoi Argjentinën në një fitore 3-2 në një prej finaleve më të mëdha. Në vitin 1990, ato luajtën një prej finaleve më të varfra dhe të pista. Dy lojtarë argjentinas dolën me karton të kuq, ndërsa Gjermania fitoi me një penallti në minutën e 85-të.

Fuqi shënuese: Argjentina me 10 gola dhe Gjermania me nëntë gola janë dy ekipet që kanë shënuar në Kupën e Botës.

Argjentina mundi Gjermaninë 1-0 në një ndeshje ndërkombëtare miqësore në Munih, më 3 mars. 13 lojtarë të skuadrës aktuale gjermane në Kupën e Botës luajtën në atë takim, ndërkohë që 15 lojtaret argjentinas e përdorur në Munih janë në grupin e lojtarëve. Dy lojtarë gjermanë, portieri Rene Adler, autori i një gafe nga ku erdhi dhe goli i Gonzalo Higuain, dhe Mikael Balak nuk janë në skuadrën aktuale të Gjermanisë.

Miroslav Kloze është një nga golashënuesit më mirë në botë. Ai aktualisht ka shënuar 12 gola dhe një gol kundër Argjentinës do ta ngjitë atë në vendin e tretë së bashku edhe me Zhust Fonten (Francë), ndërsa dy gola do ta barazonin me Gerd Mylerin (Gjermani) dhe një tregoleësh do ta barazonte me Ronaldon (Brazil) në vendin e parë.

Argjentina udhëheq me 8 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje në raport me Gjermaninë në ndeshjet totale. Në Kupën e Botës gjithçka është barazim: 2 fitore, 1 barazim, 2 humbje.

Lojtarë për t’u parë:

Lionel Mesi: Ai ka luajtur si një nga lojtarët më të mirë botë në Afrikën e Jugut. Maradona i ka dhënë atij lirinë e duhur. E ka inkurajuar atë të jetë sa fantazist ashtu dhe sulmues. E vetmja gjë që i ka munguar Mesit është goli.

Mesut Ozil: Mesfushori 21-vjeçar i Verder Bremenit është prezantuar si nga yjet e rinj të futbollit në këtë Kupë Bote, përfshirë edhe një goditje madhështore në fitoren kundër Ganës dhe katër asistove në golat e Gjermanisë.

Në miqësoren e fituar 1-0 kundër Gjermanisë, Maradona përdori katër mbrojtës në vijën e pasme. Hera tjetër e vetme që trajneri argjentinas e ka përdorur atë ka qenë në fitoren kundër Meksikës në një të tetat.

Shtatë lojtarë të Gjermanisë kanë kartonë të verdhë: Arne Fridrish, Sami Khedira, Bastian Shvajnstajger, Mesut Ozil, Tomas Myler, Pilip Lahm dhe Kakau.

Statistika

Argjentina ka fituar nëntë ndeshje rresht, përfshirë dhe ato miqësore, ecuria më e mirë që nga viti 1998. Për herë të fudnit Argjentina ka pësuar më shumë se një gol ishte në vitin 1998 në çerekfinale kundër Argjentinës.

Argjentina ka fituar vetëm katër nga 16 përballjet në Kupën e Botës përkundrejt ekipeve evropiane.

Gjermania ka ekipin e dytë më të ri në moshë në Kupën e Botës. Ashtu si Gana, Gjermania është një ekip i ri në këtë turne, megjithatë nëntë lojtarë në rosterin e Kupës së Botës ishin edhe në Euro 2008-n. Duke marrë në llogari edhe golin e tij kundër Anglisë, goli i tij i 40-të ndërkombëtar, Podolski ka në llogarinë e tij një gol më shumë në 77 ndeshje ndërkombëtare se sa në 149 ndeshje në Bundesligën gjermane. Kloze ka shënuar 50 gola në 99 ndeshje me Gjermaninë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 02 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›