Triumfon Holanda, Brazili ne zi

Holanda i dha një leksion të hidhur Brazilit, duke triumfuar 2-1 ndaj pesë herë kampionëve të botës në çerekfinalet e Kupës së Botës. Robinjo shënoi për “seleçaon” në minutën e 10-të. Felipe Melo devijoi me kokë të një goditje të Shnajderit (53’), ndërkohë ishte po fantazisti i Interit, Uesli Shnajder (63’), që realizoi golin fitues të “tulipanëve”. Brazili e mbylli lojën me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Felipe Melos (73’). Holanda ka realizuar pesë fitore në pesë takime, ndërkohë që Brazili, ashtu si në vitin 2006 u kthye para kohe në shtëpi.
Europa fitoi duelin e parë çerekfinale kundër Amerikës së Jugut, pasi Holanda nxori jashtë loje Brazilin. Fillimisht një autogol, me pas një faull brutal i ndëshkuar me të karton të kuq për Felipe Melon, fajtorin më të madh të eliminimit të pesë herë kampionëve të botës. Për Holandën kjo ishte fitorja e parë kundër Brazilit qysh nga Botërori i vitit 1974.
Ylli i Bajernit të Munihut, Mark van Bomel, një nga figurat kyce të Holandës, e për më tepër dhëndri i trajnerit, Bert van Marvijk, deklaroi ndeshjes: “Ishte një fitore e pasionit. Nuk ishte aspak lojë e bukur, por një betejë e fortë”.
Filmi i ndeshjes. Minuta e 8-të: Dani Alvesh lëshoi një top për Robinjon, i cili shënoi por goli nuk ishte i rregullit, pasi Alvezh ishte në pozicion jashtë loje. Dy minuta më pas, Robinjo shënoi sërish dhe kësaj radhe goli ishte i rregullt. Mbrojtja e Holandës ishte në gjumë, teksa Felipe Melo dha një top perfekt për sulmuesin e tij. Robino doli i vetëm përballë Stekelenburgut dhe shënoi me gjakftohtësi. 1-0 për Brazilin.
Holanda ishte në kaos, ndërkohë që Braili rrezikoi sërish. Nuk ishte një Brazil i bukur, por efikas. Në minutën e 25-të, pulsi i lojës u ngrit përsëri: Huan dha një pas të mrekullueshëm për Dani Alvezhin, por goditja e këtij të fundit ishte mbi portë.
Papritur nisi një samba e amerikanojugorëve: Robinjo vallëzoi në krahun e majtë midis tre “portokallinjve”, Luis Fabiano shërbeu më pas për Kaka, i cili dha një goditje magjike. Portieri i Holandës, Stekelenburg ishte në lartësinë e duhur.
Shanset e golit për “Elftal”-in holandez nisin në minutën e 36-të: një gjuajtje nga 3-0 metra e Shnajderit, por vetëm në duart e Hulio Sezarit. Edhe ylli i Bundesligës gjermane, Arjen Roben, nuk ishte aspak në lojë.
Pas pushimit loja mori përmasa tragjike, pasi Brazili shënoi një autogol në minutën e 53-të. Hulio Sezar dhe Felipe Melo u ngatërruan me njëri tjetrin në një goditje me kokë të Shndajderit, topi mbërriti në kokën e Melos, që e ul topin në rrjetën e tij. Barazim 1-1!
Më pas ishte Holanda ajo që bëri presion: Goditje nga këndi e Robenit, Kajt zgjatoi topin në zonë dhe Shnajderi goditi me kokë duke shënuar golin 2-1 të Holandës në minutën e 68-të. Në pesë minuta “Oranje” ktheu lojën në favorin e saj.
Brazili ishte nën “shock” dhe tërësisht i nervozuar. Felipe Melo goditi me shkelm Robenin e rrëzuar në tokë dhe karton i kuq (73’). Ky ishte dhe fundi i rekordemenëve të botës.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 02 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili