7 epigrame nga Arben Duka
1
Parafukarait
mos ha mish të pjekur
Atij që do paqe
mos ja kthe me hekur
2
Kur fëmija yt
që bën dritë si nur
të kërkon ushqim
o njeri i varfër
Ti në vend të bukës
nuk i jep një gur
dhe në vend të peshkut
nuk i jep një gjarpër
3
O ti plak i thinjur
dhe ti bukurosh
nga balta ke ardhur
dhe në baltë do shkosh
Një nga një do zbresim
në terrin e natës
Veç Krisht-Muhamed
nuk janë bij të baltës
4
Fale prostitutën
zemrën e lënduar
Me fjalë dhembshurie
ti lotët i thaj,
po mos e fal mbretin,
mbretin e penduar
që shkoi në thikë
mijëra të pafaj
5
Burrat shpikën zjarrin
për të djegur furrat
Zoti, gjinjtë e grave
për të djegur burrat
6
Mund të rrish pa gjumë
jo vetëm një natë,
jeta është e shkurtër
vdekja është e gjatë
7
Të rëndë janë malet e lartë
dhe rëra që ka gjithësia
Pozemërim i budallait,
peshon më tepër nga të dyja