E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, kapet drogë në port, destinacion Italia

 Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është kapur sot në portin e Vlorës. Lënda e llojit kanabis është bllokuar nga efektivët e antidrogës në një automjet, i cili po kalonte traun doganor.

Droga e paketuar, e cila ishte vendosur në pjesën e sipërme të automjetit Iveco me targa AA 321 AD, u sekuestrua nga policia, ndërsa në pranga u vu edhe poseduesi i saj.

Emri i të arrestuarit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ndërsa sipas policies, droga kishte destinacion Italinë.   / Anila Peçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›