7 javë konflikt e humbje jetësh, Guterres: Pauza humanitare në Gaza duhet të shndërrohet në armëpushim të plotë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, theksoi se dialogu i cili rezultoi me “pauzë humanitare” në Gaza duhet të shndërrohet në “armëpushim të plotë humanitar”. “Dialogu që çoi në pajtim duhet të vazhdojë dhe të shndërrohet në një armëpushim të plotë humanitar për të mirën e të gjithë njerëzve të Gazës, Izraelit dhe rajonit”, tha ai,duke përsëritur thirrjen për lirimin pa kusht dhe të menjëhershëm të pengjeve.
“Në katër ditët e fundit armët kanë heshtur. Pamë pengjet izraelitë dhe të huaj që liroheshin nga Hamasi dhe të burgosurit palestinezë që liroheshin nga burgjet izraelite”, – tha ai.
Keru i OKB falënderoi Katarin, Egjiptin dhe SHBA-në për kontributin e tyre në marrëveshjen e arritur, duke konfirmuar çdo lloj mbështetjeje të organizatës në këtë kuadër. Guterres rikujtoi se gjatë katër ditëve janë rritur ndihmat e OKB-së në Gaza dhe kanë arritur edhe në pjesën veriore.
“Por, kjo ndihmë nuk mbulon nevojat e 1,7 milion njerëzve të zhvendosur. Tragjedia humanitare në Gaza përkeqësohet çdo ditë”, u shpreh Guterres.
Duke theksuar se vendet duhet të përdorin ndikimin e tyre për t’i dhënë fund këtij konflikti të tmerrshëm, Guterres nënvizoi rëndësinë e zgjidhjes me dy shtete për të ardhmen e rajonit.