7 muaj nga tragjedia e Gërdecit, asnjë autor para drejtësisë
Nga Besian Ajazi
Sot janë plot 7 muaj nga tragjedia e rëndë e Gërdecit, ku 26 vetë humbën jetën, mes tyre edhe fëmijë. Edhe pas një zhurme të madhe mediatike dhe pasojave që shpërthimet lanë, autorët nuk janë vënë para drejtësisë.
GERDEC- Ndonëse kanë kaluar shtatë muaj nga tragjedia e 15 marsit, ku shpërthimi i predhave këputi në mes ëndrrat e 26 shqiptarëve të pafajshëm në mes tyre edhe fëmijë, ende nuk kanë dalë para përgjegjësisë autorët e këtij krimi të shëmtuar që tronditi jo vetëm Shqipërinë. Zamira Durdaj, e ëma e Erisonit 7 vjeçar i cili nuk mundi dot ti shpëtojë, flakëve të shpërthimit, e kujton me dhembje 15 marsin, ndërsa fajëson qeverinë për vdekjen e fëmijës së saj.
Zamira ka ruajtur thuajse të gjitha rrobat dhe sendet e Erisonit në shenjë kujtimi për djaloshin e saj, ëndrrat e të cilit u thyen para se të nisnin.
Në këtë ditë përkujtimore të tragjedisë, kreu i Lëvizjes “G99”, Erion Veliaj ka vizituar familjen Durdaj, të cilës i ka shprehur ngushëllimet, ndërsa ka deklaruar se shteti duhet të nxjerrë përgjegjësit e kësaj ngjarjeje. (a.r/balkanweb)