E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Shënon rritje me 0.4% paga mesatare në shtet

Duke iu referuar statistikave të BSH-së rezulton se paga mesatare në sektorin shtetëror arriti në 35 800 lekë ose 0.4% më e lartë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2007 dhe 12.4% më e lartë në bazë vjetore 

TIRANE- Niveli i pagave ka shënuar rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2008 si në sektorin shtetëror edhe në atë privat. Këtë e bëri të ditur Banka e Shqipërisë bazuar në statistikat e saj.
Duke iu referuar statistikave të BSH-së rezulton se paga mesatare në sektorin shtetëror arriti në 35 800 lekë ose 0.4% më e lartë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2007 dhe 12.4% më e lartë në bazë vjetore.
Banka vëren se masat administrative të marra gjatë vitit të fundit kanë vijuar të ndikojnë edhe në rritjen e nivelit të pagave në sektorin privat gjatë tremujorit të parë.
Sipas Bankës Qendrore, sektori i ndërtimit ka regjistruar rritjen më të lartë për treguesit e punësimit dhe të pagave që gjatë tremujorit të parë, gjë që është vërejtur me tepër në fushën e punimeve inxhinierike. Ndërsa sektori i industrisë ka vazhduar të ruajë pothuajse të njëjtin ritëm rritjeje edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2008. Tremujori i parë i vitit regjistroi një rritje në nivelin e pagës bazë minimale mujore me rreth 14 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndryshim që e solli pagën minimale në nivelin 16 000 lekë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›