Raporti, media pjesërisht e lirë. “KKRT politike”
“KKRT-ja vazhdon të mbetet një institucion - produkt i politikës”. Shqipëria mori 50 pikë në vlerësimin e fundit mbi nivelin e Lirisë së Medias nga Freedom House, një vlerësim ky që e rradhit vendin tonë në listën e vendeve me media Pjesërisht të Lira.
TIRANE - “KKRT-ja vazhdon të mbetet një institucion - produkt i politikës”. Është ky njëri nga konkluzionet në të cilin ka mbërritur Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike. Me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, kjo Qendër zhvilloi sot një forum të hapur mbi lirinë e medias në Shqipëri ku morën pjesë gazetarë, përfaqësues të shoqatave profesionale të gazetarëve dhe të shoqërisë civile. “Tregu i reklamave është përqëndruar në tre-katër reklamues të mëdhenj”, konstaton Qendra.
Pjesëmarrësit pranuan njëzëri se mungesa e lirisë së medias në Shqipëri është një tregues i mungesës së përgjithshme të lirive qytetare, politike dhe ekonomike që shqetëson të gjithë shoqërinë shqiptare dhe se problemet e medias janë njëkohësisht probleme të të gjithë shqiptarëve.
Shqipëria mori 50 pikë në vlerësimin e fundit mbi nivelin e Lirisë së Medias nga Freedom House, një vlerësim ky që e rradhit vendin tonë në listën e vendeve me media Pjesërisht të Lira. Të gjitha vendet e rajonit u vlerësuan më shumë se Shqipëria përsa i përket statusit të lirisë së medias. Sipas Freedom House, ndër shkaqet kryesore për të cilat Shqipëria klasifikohet në grupin e vendeve “Pjesërisht të Lira” janë:
• Media është e ndarë në mbështetës të Maxhorancës dhe Mbështetës të Opozitës;
• Media është e varur financiarisht nga grupe kompanish me interesa në sektorin publik;
• Tregu i reklamave është përqëndruar në tre-katër reklamues të mëdhenj;
• Gazetarët pergjithesisht ushtrojnë autocenzurën;
• Gazetarë nuk e kanë të sigurtë vendin e tyre të punës;
• Gazetarë nuk njohin sa duhet dhe nuk shfrytëzojnë të drejtat e tyre ligjore
Për më tepër, konstatohet edhe se:
• Media, ashtu si shumë biznese të tjera, vuan nga mungesa e ndarjes së pronësisë nga menaxhimi i biznesit;
• Media vuan kontrollin e politikës në jetën ekonomike të vendit, psh (monopoli ligjor i autoriteteve shtetërore në lejet për sektorin e ndërtimit, prania e monopoleve/oligopoleve ligjore në sektorët strategjike, etj);
• Media ndeshet me përdorimin e reklamës për të të mbyllur gojën dhe jo e reklamës si mjet marketing;
• Konfirmohet një lidhje e fortë midis suksesit ekonomik dhe mbështetjes politike;
• Eshtë gjallë ende tradita e pranimit të medias nga ana e lexuesve si zëdhënëse e pushtetit, dhe
• KKRT-ja vazhdon të mbetet një institucion - produkt i politikës.
Duke folur për rrugët e zgjerimit të lirisë së shtypit, z. Aleksandër Cipa (Kryetar i Bashkimit të Gazetarëve Shqiptarë) shprehu shqetësimin për nevojën e angazhimit të gazetarëve për kërkimin e respektimit të të drejtave të tyre ligjore, etj. Disa gazetarë të pranishëm, shprehën mendimin se shumica e gazetarëve nuk anëtarësohen në sindikata për shkak të rrezikut që paraqet humbja e vendit të punës për këtë shkak, por edhe të bindjes që kanë për vetë-rregullimin e tregut.
(g.sh/Balkanweb)