PD merr në mbrojtje Presidentin: Trualli tek PD është pronë shtetërore
Partia Demokratike me anë të zëdhënëses Laura Vorpsi reagoi ndaj deklaratave të bëra së fundmi sipas të cilave prona në të cilën është ndodhet selia aktuale e PD-së janë në pronësi të vjehrrit të Presidentit, Bujar Nishani. Në deklaratën e saj, Vorpsi tha se PS nuk heq dorë nga sulmet e pabaza në drejtim të Partisë Demokratike dhe institucioneve të vendit. Partia Socialiste nuk heq dot dorë nga zakoni i shpifjeve dhe sulmeve të pabaza ndaj Partisë Demokratike dhe ndaj institucioneve. Shpifës tashmë të certifikuar dhe të njohur nga gjykatat e vendit, hedhin baltë çdo ditë mbi opozitën dhe Presidentin duke dëshmuar vetëm revansh dhe hakmarrje, dhe në asnjë rast argumente dhe fakte, u shpreh Vorpsi. Më tej, zëdhënësja e PD-së tha se trualli në të cilën gjendet selia e PD-së është pronë shtetërore ndërsa bëri të ditur disa të dhëna të cilat sipas saj hedhin poshtë deklaratat e bëra nga PS. Territori tek selia e PD-së është pronë shteti. Ndërkohë, Sarajet është monument kulture kategoria 1 dhe B dhe nuk mund të ndërtohet. Lejen e ndërtimit për këtë zonë mund ta japë vetëm KRTSH, pra qeveria e ardhshme e vendit. Mund të verifikohet fare lehtë se godina e PD dhe trualli i saj kanë në hipotekë numrin 1/242. Parkingu i PD ka numër pasurie 1/66, deklaroi Laura Vorpsi. Në përfundim, Vorpsi tha se pas çdo sulmi dhe fushate denigruese të Partisë që ka fituar zgjedhjet, demokratët dhe opozitarët e vendit bëhen edhe më të fortë, dhe më të bashkuar përballë Edi Ramës dhe kabinetit të tij privat, e qeverisjes së tij private.