E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ironizon mbledhjen e qeverisë së re: Një parodi tek Uji i Ftohtë

Piktori, në një akt antikushtetues, mbledh në Vlorë qeverinë pa letra

ALBANIA-KOSOVO-DIPLOMACY-INTERVIEWKryeministri në detyrë, Sali Berisha, ka ironizuar sërish mbi mbledhjen e zhvilluar nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama me kabinetin e ri. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha e cilëson mbledhjen si një parodi, ndërsa thekson se ajo është një mbledhje antikushtetuese.

Deklarata

Një parodi tek Uji i Ftohtë! Piktori, në një akt antikushtetues, mbledh në Vlorë qeverinë pa letra! Të dashur miq, dje dhe sot (të mërkurën dhe të enjten) z. Rama me mediat e tij, me zhurmë të madhe njoftoi se zhvilloi një mbledhje dy ditore të qeverise së tij në Vlorë. Me këtë akt dhunohen nenet e Kushtetutës që përcaktojnë qartë se kur krijohet dhe fillon punë kabineti qeveritar i vendit. Me këtë akt nëpërkëmbet publikisht, Parlamenti dhe Presidenti i vendit, të cilët me Kushtetutë ngarkohen për emërimin, votëbesimin dhe betimin e qeverisë së vendit pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe në çdo rast tjetër, shkruante kryeministri Berisha në rrjetin social Facebook. Më tej, në vijim të shkrimit, kryeministri Berisha shkruan se të gjitha përpjekjet e bëra nga qeveria në detyrë për funksionim normal të institucioneve në vend dhe për një kalim të civilizuar të pushtetit tek mazhoranca e re, po përballen nga revanshi antishtet i Ramës. Piktori, rezultatin e zgjedhjeve me 63 deputetë e ka lexuar si një licencë për revansh te papërmbajtur antishtet. Prej mëse dy muajsh përpjekjet tona më serioze për një situatë stabël, për funksionimin normal të institucioneve të vendit dhe kalim të civilizuar të pushtetit te mazhoranca e re përballen me revanshin e papërmbajtur antishtet të z. Rama. Me këtë rast i them se gabon rënde. Vendi ka vetëm një qeveri përgjegjëse para ligjit dhe Kushtetutës, mbyll shkrimin e tij në rrjetin social Facebook kryeministri në detyrë, Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›