E Diel, 1 Nëntor 2026

7 ne video Meta shpjegime deputeteve

Ish-zevendeskryeministri Ilir Meta shpjegoi dje ne Kuvend videon e transmetuar ne media te bisedes mes tij dhe ish-ministrit te Ekonomise Dritan prifti. Sipas tij videoja eshte teresisht e montuar nga njerez qe ne regjimin e kaluar jane mesuar me spiunime. Me mua se beni dot une nuk merrem me montimet tuaja por me ligjin dhe drejtesine. Ky proces qe ka nisur do te jete i pashembullt - tha Meta. Sipas tij videoja eshte bere nga njeriu qe ka akuzuar publikisht kryetarin e bashkise qe pinte kokaine ne zyren e bashkise. Kjo eshte ceshtja juaj ceshtja ime ne raport me opinionin publik eshte e qarte dhe drejtesia do jete me e qarte se falsifikimet do provohen dhe autoret e ketij montazhi te paligjshem dhe kriminal do ndiqen deri ne fund - tha ai. Sepse sipas Metes askush nuk mund te ktheje Shqiperine ne vendin e pergjimeve dhe manipulimeve. Ai shtoi se eshte turp qe opozita bazohet tek fjalet e njeriut qe e ka akuzuar per pastrim parash. Ai shpjegoi me tej permbajtjen e bisedes mes tij dhe Priftit. Te nderuar zoterinj une kam nderhyre per te zbatuar nje vendim te Gjykates se Apelit. Perfaqesues te nje kompanie e cila zvarritej per gati tre vjet dyerve te gjykatave administrates dhe te ministrise pjese e se ciles ishte dhe nje kompani e huaj ku me jane ankuar se ne rast se vijohej me zvarritjet kjo kompani do te largohej ndaj une kam bere bisede me ministrin e Ekonomise qe ishte ministri i Levizjes Socialiste per Integrim - tha ai. Me tej duke treguar para deputeteve disa dokumente shpjegoi edhe shifrat qe theksohen fort ne video. Sipas tij 2 muaj para pergjimit i eshte drejtuar ministrise ku kerkonte marrjen ne konsiderate dhe protokollimin e nje vendimi te gjykates marre ne favor te saj ne dhjetor. Ne menyre shume te qarte ne vendimin e protokolluar ne Ministrine e Ekonomise dhe Energjetikes i ben te qarte se investimi dhe shpenzimet e kryera deri tani nga aksioneret e shoqerise e kalojne shifren 700 mije euro - tha ai duke permendur shifren e videos. Meta shtoi se bashkangjitur kesaj memoje zyrtare kompania ne fjale ka dhe vendimin e Gjykates se Apelit per vendimin qe ajo ka kerkuar te merrej ne konsiderate dhe vendimi daton me 10.9.2009. Ne te - tha Meta - eshte edhe shenimi i ministrit ne detyre. Ja ku keni shenimin e ministrit Zoti Kraja i drejtohet sekretarit te Pergjithshem keta kane fituar gjyqin te procedojme per tia vazhduar. Lidhur me 7. Ja ku eshte 6.66 pjesa e kompanise se huaj e cila eshte regjistruar ne QKR si pjese e ketyre aksionereve - tha Meta. Ndersa Kryeparlamentarja e keshilloi Meten tua falte opozitareve dokumentet. Sipas Metes pse nje minister qe muaj me pare kishte bere shenimin perkates per te vazhduar procedurat ne video mohon qe nje kerkese e tille eshte protokolluar. Sepse - shtoi Meta - ky eshte nje montazh i plote ndaj kam lene imunitetin dhe postet qeveritare sepse kam besim te Ilir Meta kam besim te e verteta kam besim tek drejtesia dhe kam besim tek 8 maji sepse problemi juaj eshte 8 maji - tha ai. Kreu i LSI-se shtoi se nuk ishte vetem Sali Berisha qe ua ktheu mbrapsht videon dhe tha cojeni ne prokurori apo ku te doni por ka qene ai vete qe e ka kthyer mbrapsht si nje mjet presioni. Me ate video keni derguar pergjuesin ne fjale ne menyre qe te me benit kryeminister dhe te rrezonim nje qeveri legjitime duke bere makinacione ne kete parlament. E dine shume deputetet ketu te cileve u jane bere ofertat vetem per te rrezuar nje qeveri legjitime dhe per te krijuar nje qeveri te krimit te organizuar. Kjo eshte e vetmja arsye - tha ai. Por - shtoi Meta - nje qeveri te tille kurre nuk ka per te pasur qeveria. Ju keni hallin e 8 majit por ne 9 maj do jete fitore mbi fashizmin sepse eshte pervjetori por dhe mbi spiunet qe duan te ngjallen ne politiken shqiptare - perfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›