E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 ore dreke dhe pastaj ne Vomitorium

Lajmi i rreth 7 oreve dreke mes ish-kreut socialist Fatos Nano dhe zv/kryeministrit te Levizjes per Integrim Ilir Meta me shume se nje kronike e koheve moderne te kujton drekat dhe zakonet e romakeve antike. Hanin dy vakte ne dite mengjesin dhe dreken e cila niste andej nga ora 2-3 e perfundonte ne te ngrysur. Romaket e pasur kishin disa salla ngrenieje ku ftonin te aferm e miq ne maratonen e dites. Pjatat qene te shumellojshme dhe shkonin nga 6 deri ne 10 te tilla per person. Ekzagjerimet ne kohen e romakeve kane njohur kulme te paimagjinushme aq sa perandore te ndryshem detyroheshin te benin ligje per te frenuar babezine. E ne keto dreka qe pasuroheshin me receta te rralla nga vende te pushtuara nuk mungonte i ashtuquajturi Vomitorium jo ai i teatrove antike por tamam ky i drekave. Per te shijuar cdo gje por ne pamundesine fizike per te nxene cdo gje romaket here pas here villnin ushqimin per te rifilluar. Prandaj drekat zgjasnin gjate.
Gjurme te romakeve antike sa vijne e zbulohen ne arkeologjine e pasur te nentokes shqiptare. Ekspeditat e muajve te fundit na kane gezuar me buste e gjymtyre te mrekullueshme. Na mungonte kjo e mbitokes traditat e antikeve romake ende ne tavolinat e disave.
Si mund te kalojne 7 ore duke pire dhe ngrene bashke dy burra Njeri zv/kryeminister kryefamiljar pra njeri i impenjuar dhe tjetri ish-kryeminister politikan sigurisht kryefamiljar qe ka bere historine e tranzicionit shqiptar Asnje teori nuk mund ta mbaje ne kembe kete ngjarje vec teorise se ekzagjerimit deri ne vjellje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›