Ungjilli i Tomasit libri i peste i Dhiates se Re

Ne vitin 1944 u zbulua libri i apostullit Tomas. Konferenca e Jezusit tha ky liber ishte ungjilli i peste
Te krishteret e devotshem anembane botes kane lexuar te pakten nje here biblen ose fjalen e Zotit sic e quajne. Valle a kemi menduar ndonjehere se bibla nuk eshte e plote dhe se kater ungjij jane shume pak per te plotesuar Dhiaten e Re Kjo ishte pyetja e perhershme e teologeve te krishtere qe ne kohen kur u zbulua Ungjilli i Tomasit ne Egjipt ne vitin 1945 i cili tronditi se shumti fene dhe besimin. Deri me sot shumica e feve te krishtera nuk kane pranuar ta perfshijne Ungjillin e Tomasit ne Bibel pervec Kopteve patriakana e te cileve pranoi ekzistencen e pese ungjijve ne vitin 1973. Ungjilli i Tomasit u gjend ne nje biblioteke te Aleksandrise ne krah te librave te tjere fetar te krishtere pas Luftes se Dyte Boterore dhe u kthye ne simbolin kryesor te atyre qe mendojne se Bibla ka shume ungjij.
Ungjilli i Tomasit
Ungjilli i Tomasit u perngjan pak a shume te gjithe ungjijve te tjere. Si te katert ungjijte e tjere edhe Ungjilli i Tomasit tregon per jeten dhe ngjarjet qe kaloi se bashku me Jezusin si nje prej dymbedhjete apostujt e tij. Megjithate ne kete ungjill ka disa ndryshime thelbesore jo vetem me ungjijte zyrtare por ne pergjithesi me vijen qe percakton feja e krishtere. Ne kete menyre ne asnje pjese te Ungjillit te Tomasit Jezusit nuk i referohet me Krisht ose Zot ashtu sikurse ndodh ne librat e tjere te Dhiates se Re por thirret thjesht Jezus. Gjithashtu Ungjilli i Tomasit i largohet pak a shume doktrinave te ndryshme te krishtera si djalli xhindet rikthimi i Jezusit ne Toke shenjat e te tjera. Por nga ana tjeter ne te perfshihen te gjitha doktrinat e tjera ashtu sic percaktohen ne kater ungjijte zyrtare te bibles sic jane Ferri Parajsa Mbreteria e Zotit mrekullite qe Jezusi beri ne ndihme te te tjereve dhe shpetimi. Ne Ungjillin e Tomasit gjithashtu nuk permenden dymbedhjete apostujt ne radhen e tyre por permenden ne pjese te ndryshme te librit. Ne dymbedhjete apostujt eshte perfshire edhe Maria Magdalena ndonese ne Biblen zyrtare ajo konsiderohet thjesht nje prej dishepujve ndjekesve dhe jo apostull. Per me sakte Ungjilli i Tomasit nuk e permend fjalen apostull por thjesht ate dishepull duke rene ne kundershtim me Biblen. Duhet theksuar se fjala apostull eshte greqisht ndersa Ungjilli i Tomasit eshte shkruar ne gjuhen e lashte egjiptiane. Keto ndryshime nga vija zyrtare e Bibles nuk jane pranuar nga fete kryesore te krishtera ajo katolike ortodokse dhe protestante te cilat kane kundershtuar ekzistencen e nje ungjilli te peste. Nga ana tjeter patriakana Kopte me ane te nje vendimi te marre theksoi se Ungjilli i Tomasit eshte vertetuar te jete i vertete e si pasoje cfaredo qe eshte shkruar ne te eshte e vertete. Ne kete menyre sipas vendimit askush nuk ka te drejte tu privoje besimtareve te njihen me te gjitha anet e historise se jetes dhe te bemave te Jezusit qofshin keto edhe ne kundershtim me ate cka njihnim deri me sot. Ne vitin 1988 Papa Gjon Pali II tha se feja e krishtere eshte e kristalizuar prej shekujsh qe prej Shen Pjetrit dhe si pasoje nuk mund te dale asgje e re nga historia pervec gjerave qe mund ti bejne keq besimit. Megjithate shume teologe kane pranuar vertetesine e Ungjillin te Tomasit duke theksuar se historia eshte per tu njohur dhe sa me shume libra fetare te asaj kohe te kete aq me mire njihet Jezusi dhe Zoti. Fakti me trondites per fene eshte se Maria Magdalena njihet si nje nga dymbedhjete dishepujt cka tregon nderhyrje ne kater librat e shenjte qe njihen deri me sot.
Konferenca e Teologeve
Ne vitin 1994 Konferenca e Jezusit zhvilloi nje seminar ne te cilin u studiua vertetesia apo jo e Ungjillit te Tomasit. Pjesemarres ne te ishin mbi dyqind teologe te mirenjohur te krishtere nga mbare bota te cilet kishin per detyre te krahasonin te thenat e Jezusit sipas Tomasit me te thenat e Jezusit sipas kater autoreve te Bibles. Rezultatet e ketij studimi treguan se 60 per qind e te thenave te Jezusit sipas Tomasit ishin te verteta dhe perputheshin pothuajse krejtesisht me librat e shenjte te Bibles. Me pas ky grup teologesh mori ne shqyrtim te thenat e tjera te cilat ishin ne medyshje. Me ane te rrethanave historike dhe pershkrimeve qe ishin bere ne kater ungjijte e Bibles ata arriten ne perfundimin se edhe 20 per qind e te thenave te tjera mund te ishin reale. Ndersa per pjesen e mbetur nuk nxoren asnje konkluzion. Konferenca e Jezusit u kritikua ashper si nga Vatikani ashtu edhe nga Patriakana e Stambollit te cilat e quajten nje konference pseudoteologesh megjithese ajo ishte krijuar me mbeshtetjen e te dyja institucioneve. Konferenca ne fjale eshte krijuar ne vitin 1972 pas konsultimit me Vatikanin dhe Patriakanen e Stambollit te cilat shprehen atehere mbeshtetje per punen e kesaj konference. Perpjekja per te vertetuar historikisht bemat e Jezusit u percaktua si misioni kryesor i Konferences se Jezusit. Deri ne vitin 1994 ajo kishte mbeshtetjen absolute nga te gjitha fete per shkak te dokumentimit jo vetem te ekzistences historike te Jezusit por edhe per shkak te shpjegimit historik te disa ngjarjeve qe kishin te benin me ate periudhe. Por pas perfundimit qe nxori kjo konference ne vitin 1994 ne lidhje me Ungjillin e Tomasit dy institucionet me te larta te feve kryesore te krishtera nuk pranuan me bashkepunimin. Megjithate edhe sot Konferenca e Jezusit vazhdon te kembengule ne perfundimin e vet se Ungjilli i Tomasit eshte i vertete dhe se duhet te perfshihet ne Bibel.
Ungjij te tjere
Teologe te ndryshem jane shprehur se Bibla nuk mund te kete vetem kater ungjij kjo sipas tyre sepse eshte e pamundur qe dishepujt dhe apostujt e Jezusit te mos kene percuar ne mbare boten fjalen e tij ashtu sikurse u ishte kerkuar. Ne kete menyre ata hedhin hije dyshimi se ungjij te tjere ekzistojne ne biblioteken e Vatikanit. Me daljen ne drite te Ungjillit te Tomasit keta teologe ishin te paret qe e perqafuan zbulimin duke dhene mbeshtetjen maksimale ne saktesimin e vertetesise se tij. Ne vitin 1983 u raportua se u gjend ne Vatikan nga disa kerkues libri i shenjte i Maria Magdalenes cka solli kundershtime te shumta nga Vatikani. Deri me sot eshte thene se jane zbuluar 4 ungjij te tjere dy prej te cileve eshte vertetuar se nuk jane te vertete nderkohe qe ai i Maria Magdalenes ka dale vetem me fragmente ne shtyp. I vetmi liber qe ka tronditur realisht boten e krishtere eshte Ungjilli i Tomasit qe per shume konsiderohet si ungjilli i peste.