Te famshem ne ragbi kanibal ne Ande

Te perplasur ne lartesine 4500 metra ne nje maje te Andeve 27 te mbijetuarit e nje ekuipazhi prej 45 personash te gjithe lojtare te famshem te skuadres se ragbise Old Cristians u detyruan te hanin mishin e kufomave te miqve te tyre.
Lumturia eshte te dish dhe te kesh. Kjo filozofi nuk qendron gjithnje mund ti vrojtojme mangesite e saj ne perditshmerine tone ne cdo gje qe na rrethon dhe ne cdo gje qe deshirojme e akoma me shume kjo filozofi eshte e deshtuar kur mungon qofte edhe nje prej perberesve te saj. Mbijetesa e 27 te shpetuarve te fluturimit 517 ne Kili rreth tridhjete vjet me pare ne vitin 1972 u kushtezua nga humbja e 18 miqve te tyre pas perplasjes ne lartesine 4500 metra ne malet e Andeve. Lojtaret e ragbise te skuadres uruguaiane Old Kristians te Krishteret e Vjeter u nisen per ne Kili per te luajtur nje ndeshje miqesore me kundershtaret e tyre te perjete Santiago por kesaj radhe fati u kishte percaktuar nje armik edhe me te forte mbijetesen. Te ndodhur ne lartesine 4500 metra avioni ushtarak uruguaian qe transportonte lojtaret pesoi nje avari duke u perplasur ne majen e nje mali. Ndeshja nuk u zhvillua kurre dhe familjet e 18 lojtareve nuk pane me te afermit e tyre jo thjesht te gjalle por as kufomat e tyre. Tragjedia e avionit uruguaian nuk u kuptua menjehere por vetem kur u transportuan viktimat e perplasjes u verejt se dicka nuk kishte shkuar ne rregull dhe te mbijetuarve iu vu ne dyshim heroizmi i tyre. Ne pritje te shpetimtareve te tyre 27 te mbijetuarit e ekuipazhit prej 45 personash duhet te duronin te ftohtin urine dhe etjen. Por ndihma vonoi 72 dite.
Ngjarja
Te mbijetuarit kishin nje sasi shume te vogel ushqimesh disa cokollata pak patate dhe disa shishe me vere. Ditet e para pas perplasjes ata ndane mes tyre ushqimin ne racione shume te vogla duke shpresuar se do tu mjaftonte derisa te vinte ndihma dhe do te mbijetonin me aq ushqim sa kishin. Njeri prej lojtareve Fito gjeti nje menyre se si te shkrinte boren e shumte te Andeve dhe ta kthente ne uje. Megjithate ushqimi mbaroi shume shpejt dhe ne Ande nuk kishte as bimesi e as kafshe me te cilat mund te ushqeheshin dhe te duronin ankthin dhe pritshmerine per tu kthyer prane familjeve te tyre. Ne kete menyre te detyruar nga rrethanat ata vendosen pas oresh debati dhe mospranimi te hanin mishin e vdekur te bashkudhetareve te tyre shokeve te tyre njekohesisht bashkelojtare. Ne librin e shkruar pak muaj me pare njeri prej lojtareve qe mbijetoi ne Ande shpjegonte se ne ate lartesi nevojat e trupit per kalori jane astronomike. Ne po vdisnim urie ne largesine e askundit dhe filluam te kerkonim ku te ishte e mundur per pakez ushqim por uria u be shume shpejt e padurueshme. Kerkuam kudo dhe nuk gjetem serish u perpoqem te gjenim kafshe apo insekte te ngordhura nen bore por me kot. Ne u perpoqem te hanim copa lekure nga valixhet tona megjithese e dinim se kimikatet me te cilat ishin mbushur do te na demtonin me shume sesa do na benin mire. Ngado qe te ktheheshim vetem nje gje ishte e sigurt ne rast se nuk do te hanim rrobat qe kishim veshur mund te gelltisnim vetem alumin objekte plastike akull dhe gur. Ne kete menyre te mbijetuarit moren vendimin qe te ushqeheshin me kufomat e pasagjereve te tjere duke filluar nga ata me te shendoshet pasi mendonin se sa me pak mish njeriu te hahej aq me mire do te ishte. Fakti qe grupi ishte i perbere vetem nga katolike i beri me te prirur drejt nje vendimi te kundert me ate qe moren. Ne kryem ritualin e Komunitetit te Shenjte per te qene te falur nga Zoti per mekatin qe po kryenim. Shume nga shoket e mi nuk pranuan. Te tjere hezitonin edhe pasi filluam te hanim mishin e shokeve tane. Por pasi kuptuan se nuk kishte asnje rrugezgjidhje tjeter te gjithe ndryshuan mendim dhe filluan te beheshin pjese e skenes me te hidhur te jetes tone - shkruhet ne librin e Fito-s.
Shpetimi
Vetem dy dite pas perplasjes nje ortek i madh hodhi aeroplanin nga vendi ku kishin mbetur pasagjeret. Te gjithe shpetuam vetem sepse u futem ne nje guve te krijuar dhe keshtu qe nuk na mori me vete orteku - shkruan Fito ne librin e tij. Vetem njeri humbi jeten tekniku i avionit i cili ishte shume larg guves ne castin qe pame se dicka po shkonte keq. Me avionin dhjetera metra poshte ne nje terren te papershkueshem djemte nuk kishin asnje mundesi te kerkonin ndihme. Fillimisht ata vendosen te shkonin ne avion tre prej tyre moren radion dhe u perpoqen te kerkonin ndihme por verejten se radioja nuk punonte. Ndaj moren vendimin qe te niseshin e te kerkonin ndihme. Pasi u sheruan nga plaget e marra pas perplasjes tre nga lojtaret Parrado Kanesa dhe Vizitin u nisen per ne perendim per te zbritur malin e per te arritur fshatin me te afert ku mund te kerkonin ndihme fshati qe ata kerkonin ishte 160 kilometra larg. Me 12 dhjetor 1972 rreth dy muaj pas perplasjes tre lojtaret u nisen per te gjetur shpetimin. Parrado mori kryesimin e treshes dhe shpeshhere i kerkohej nga shoqeruesit e tij qe te ecte me ngadale. Ndonese ishte shume ftohte cadrat qe ata gjeten ne avionin e perplasur i ndihmuan qe te jetonin edhe ne netet e ftohta ne Andeve kur temperatura shkonte ne minus 40 grade. Vizitini u dergua ne zonen ku kishte rene avioni per te marre ushqime pasi ato kishin mbaruar qe ne pese ditet e para. Parrado dhe Kanesa vazhduan rrugen e tyre per te gjetur fundin e malit dhe per te pasur mundesi te zbrisnin ne nje zone te banuar. Nente dite pas fillimit te rrugetimit te tyre teksa Parrado po bente gati zjarrin per tu ngrohur ne afersi te nje lumi Kanesa verejti nga ana tjeter e lumit nje njeri mbi kale dhe filloi te bertiste. Ne fillim te dy menduan se do te ishte ndonje iluzion nga mosushqimi per kater dite por ne ate cast pamja u qartesua. Ishin tre burra me kuaj te cilet thane vetem neser dhe iken. Te qetesuar per fatin e tyre Parrado dhe Kanisa fjeten. Me te gdhire tre burrat u kthyen serish dhe hodhen nje leter dhe nje laps te lidhur ne nje gur. Parrado u shkroi atyre per perplasjen e avionit dhe u tha qe te shpejtonin sepse nuk dihej se cfare kishte ndodhur me pjesen tjeter te ekuipazhit dhe ua hodhi letren perseri te panjohurve. Tri ore me vone avione te ushtrise kiliane shkuan ne vendin ku ishin dy djemte dhe moren Kanisen per ti derguar ne vendngjarje. Opinioni publik boteror dhe te gjitha mediat treguan nje interes te madh per fatin e te mbijetuarve pas 72 ditesh ne malet e Andeve. Diten tjeter te mbijetuarit ne mal degjuan ne radion qe kishin me vete se Parrado dhe Kanesa arriten te gjenin ndihme dhe se diten tjeter do te vinin helikopteret per ti shpetuar. Ne daten 22 dhjetor gjysma e te mbijetuarve u mor me helikopter dhe u cuan ne kryeqytetin kilian Santiago.
Reagimi
Te mbijetuarit u mirepriten si heronj ne kryeqytetin kilian. Te gjitha personalitetet politike te vendit amerikano-latin si edhe te vendeve fqinje shpejtuan tu uronin fat dhe ti quanin heronj. Ne dy dite u dhane 56 medalje nga 18 vende te ndryshme si nje shenje respekti dhe mirenjohjeje ndaj mbijeteses se tyre ne kushtet e veshtira te Andeve. Deri ne ate cast askush nuk ishte ne dijen se cili ishte mjeti kryesor i mbijeteses se tyre. Ne fillim te mbijetuarit thane se u kishte mbetur nje sasi e madhe djathi ne avion sepse njeri prej lojtareve qe nuk jetonte me e kishte marre me vete per ta cuar te nje familjari i tij. Te gjithe e besuan versionin e lojtareve dhe per dy vjet ata u konsideruan si heronj te vertete dhe shembuj per tu ndjekur. Ne vitin 1974 qeveria uruguaiane i kerkoi asaj kiliane qe te lejonte te merrte avionin dhe trupat e viktimave. Duke menduar se trupat do te ishin dekompozuar te mbijetuarit u bene mbrojtesit e pare te kesaj ideje. Por ne lartesine dhe ne te ftohtin e Andeve trupat e viktimave ishin mbuluar nga akulli dhe kishin mbetur te paprekura qe prej castit te largimit te te mbijetuarve. Ne kete menyre pas ekzaminimit te kufomave mjeket thane se trupat ishin ngrene. Te mbijetuarit reaguan duke thene se ndoshta kafshe te ndryshme kishin ngrene trupat e miqve te tyre. Perseri ky version triumfoi dhe te gjithe e pranuan. Deri ne ate cast nuk ishte hedhur asnje dyshim mbi kanibalizmin e ndodhur 4500 metra mbi nivelin e detit. Gjithcka ndryshoi kur Parrado duke mos e mbajtur me sekretin thirri mediat ne nje konference per shtyp ku tregoi ngjarjet e ndodhura dhe vendimin per te kryer aktin ne fjale. Diten tjeter televizionet radiot dhe gazetat ne mbare globin filluan ti akuzonin te mbijetuarit dhe ti quanin kanibalet e Andeve. Opinioni publik iu kundervu dhe shume prej medaljeve te akorduara u hoqen. Per dite me radhe ata ishin te persekutuarit e perbotshem dhe u kthyen ne shembullin e se keqes. Kryeministri uruguaian nje jave pasi tragjedia u be publike doli ne krah te te mbijetuarve duke e arsyetuar vendimin e tyre. Kudo qe shkonte ai shprehej se kushdo qe te ishte ne vend te tyre do te kishte vepruar njesoj. Dy vjet pasi u mor vesh e verteta ne nje sondazh te zhvilluar ne Kili dhe ne Uruguai tregoi se 80 per qind e te pyeturve e quanin nje akt normal nen ato rrethana veprimin e lojtareve te famshem te ragbise dhe njekohesisht kanibale te Andeve.