Ndertohet nje shkolle e re ne komunen e Qukesit
Ne komunen e Qukesit te rrethit te Librazhdit perfundoi ndertimi i nje shkolle te re te ciklit te ulet. Ishin banoret qe prej vitesh kerkonin ndertimin e nje shkolle te re mbasi ishte e papershtatshme per zhvillimin e mesimit. Sipas drejtorit te Zyres Arsimore Librazhd Fatos Vreto Ministria e Arsimit dhe donatoret e huaj akorduan nje grant prej 39 mije eurosh per ndertimin e nje shkolle moderne per keta banore. Ne ceremonine e perurimit te shkolles dje merrte pjese ministri i Arsimit Myqerem Tafaj perfaqesues te ambasades se Austrise ish-ministrja e Arsimit te Austrise si dhe perfaqesues te Shoqates se Miqesise Vorelberg-Shqiperi. Ne fjalen e tij ministri i Arsimit Tafaj theksoi se eshte prioritet i qeverise arsimimi i femijeve dhe krijimi i kushteve sa me te mira per ambiente duke ndertuar sa me shume shkolla dhe sa me moderne madje per rrethin e Librazhdit i cili eshte nje rreth malor me dimer te ashper. Kemi projekte te tjere per investime ne shkolla per faktin se kemi dhe nje bashkepunim te mire me Zyren Arsimore ne rreth si dhe pushtetin lokal. Me pas vizituan edhe shkollen e fshatit Fanje te komunes se Qukesit ku edhe ketu ambasada austriake ndertoi edhe nje shkolle tjeter ne pranvere. Ne emer te Zyres Arsimore drejtori Fatos Vreto falenderoi ministrin dhe donatoret per kontributin dhe ndihmen e dhene ne drejtim te arsimit ne rrethin e Librazhdit.
Era ela