E Diel, 1 Nëntor 2026

7 projektet për zgjatjen e Bulevardit të Tiranës, sot shpallet fituesi

TIRANE - Shpallet sot projekti fitues për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, pas konkursit të çelur një ditë më parë nga Bashkia e kryqytetit.
Shtatë prej 20 studiove më të mira arkitekturore të botës prezantuan masterplanet projektet e tyre për zgjatimin e Bulevardit "Zogu I" në kryeqytet nga "Stacioni i Trenit" deri te lumi i Tiranës. Po kështu, këto studio kanë sjellë dhe një masterplan për rehabilitimin e lumit të Tiranës, prej 6.7 km dhe zhvillimin e zonës përreth si dhe kanë paraqitur propozime për zhvillimin e zonës, nga lumi deri në Paskuqan, përfshirë dhe zhvillimin e Kodrave të Paskuqanit dhe shndërrimin në Park Natyror të Liqenit të Paskuqanit.

Studiot arkitekturore që paraqitën projektet e tyre për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës janë: DAR Group Turkey & United Kingdom, West 8 - The Netherlands, Albert Speer & Partners - Germany, Cino Zuçhi Architetti - Italy, Gerkan, Marg & Partners - Germany, Kees Christianse & Partners - The Netherlands, Grimshaë Architects - United Kingdom, prezantuan masterplanet për zgjatimin e Bulevardit, deri tek lumi i Tiranës, me gjatësi 1.7 km dhe për zhvillimin e sipërfaqes përreth saj, prej 132.8 ha. Vëmendje e madhe nga secila studio i është dhënë gjelbërimit, i cili do të shoqërojë gjithë gjatësinë e Bulevardit, si dhe pasqyrës ujore të lumit të Tiranës. Projekti i studios 'Grimshaw Architects' përgjatë lumit zhvillonte tre qendra të reja, duke e ideuar kryeqytetin me shumë qendra.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: 7 projektet për zgjatjen e Bulevardit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›