E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, në pranga 2 vëllezër

Arrestohen dy autorët e dyshuar të biznesmenit Almir Cani në Elbasan.  Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy vëllezërit Florian dhe Olsi Lamçja përkatësisht 22 dhe 25 vjeç të cilët dyshohen se kanë ekzekutuar me armë 38-vjeçarin Almir Cani.
 

Arrestimi i dy vëllezërve Lamçja është bërë pas urdhërave të ndalimit që ka bërë prokuroria e Elbasanit pas zbulimit dhe dokumentimit të ngjarjes.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhurë mbrëmjen e 22 shkurtit në lagjen “Dyli Haxhire” të qytetit të Elbasanit ku 38-vjeçari Almir Cani u ekzekutua me armë në kokë në afërsi të banesës së tij.
 

Sipas policisë priten edhe arrestime të tjera të personave të dyshuar si të implikuar në vrasjen e biznesmentit Cani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›