E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, pranga 2 vëllezërve, vranë pronarin e diskos

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona të dyshuar si vrasësit e pronarit të diskos në Elbasan, i cili u ekzekutua me dy plumba në kokë mbrëmjen e 23 shkurtit.

Policia deklaron se autorët e dyshuar janë vëllezërit Olti e Flori Lamçe, të cilët dyshohet se kanë ekzekutuar me armë 37-vjecarin Almir Cani. Po sipas policisë dy vëllezërit Lamçe ishin shokë me viktimën.

Cani është qëlluar me armë përpara shtëpisë së tij, ndërsa vrasësit dyshohet se më herët e kishin thirrur në telefon. Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e vrasjes.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›