Shkup, dhunimi i nxënësve shqiptarë, në pranga 8 maqedonas
SHKUP – Mediat maqedonase bëjnë të ditur se policia ka vënë në pranga tetë persona, të komunitetit maqedonas, të cilët po merren në pyetje në stacionet policore në Shkup.
Tetë të rinjtë maqedonas dyshohen si autorët e dhunimit të 15 nxënësve shqiptarë në autobusin që transportonte nxënësit e fshatit Çiflik drejt Shkupit. Sipas agjencisë së lajmeve Ina, familjarët e nxënësve të rrahur kanë marrë informatat lidhur me arrestimin e dhunuesve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
"Ne jemi thirrur në stacionin policor në Shkup dhe janë identifikuar disa nga dhunuesit", theksoi njëri nga prindërit e fëmijëve të rrahur.
Ndërkohë, Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se akoma nuk mund të japë detaje lidhur me arrestimet dhe se së shpejti do të zbardhë tërë ngjarjen.
Në incidentin e ndodhur mbrëmë në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, mbi 20 persona të maskuar kanë hyrë në një nga autobusët urban, duke ushtruar dhunë ndaj 15 nxënësve shqiptarë, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
(er.nu/BalkanWeb)