E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 të vdekur pas një sulmi vetëvrasës në Irak

Në sulmin vetëvrasës, të ndërmarrë në qytetin Ramadi, në perëndim të Irakut, janë vrarë shtatë persona dhe janë lënduar 30 të tjerë, kanë njoftuar zyrtarët irakianë.

Sipas fjalëve të një zyrtari të policisë në Ramadi, sulmuesi vetëvrasës ka hyrë në shtëpinë e udhëheqësit sunit të policisë lokale, gjatë një tubimi familjare, me ç’rast ka aktivizuar bombën, duke vrarë shefin e policisë dhe gjashtë anëtarë tjerë të familjes së tij, ndërsa 30 persona tjerë janë lënduar, njoftoi agjencia e lajmeve, AP.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, që nga tërheqja e forcave amerikane nga Iraku, është shtuar numri i sulmeve anembanë Irakut.

Për pjesën më të madhe të sulmeve fajësohen ekstremistët, të lidhur me rrjetin terrorist të Al Qaidës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›