Suksesi i Barcelonës, meritë e katalanëve

Ish mbrojtësi i Barcelonës, Gabriel Milito ka theksuar se suksesi i skuadrës është meritë e futbollistëve katalan.
Milito, tashmë i pensionuar ka qenë anëtar i Barcelonës mes 2007 dhe 2011 dhe fitoi dy kurora të Ligës së Kampionëve dhe tre tituj në La Liga. Mirëpo, ai mendon se futbollistët e diplomuar nga La Masia janë thelbi i skuadrës.
“Fakti se kemi fituar aq shumë tituj tregon shumë për skuadrën, e sidomos djelmoshat e klubit, katalanët, të edukuar me frymën dhe filozofinë e Barcelonës. Pa ta do të ishte e pamundur”, deklaroi ai për El Mundo Deportivo.