E Diel, 1 Nëntor 2026

7 vite burg, Berluskoni: Do rezistoj. Indinjohen vajza e i biri: Dënim absurd

denimiItali- Pasi gjykata e Milanit ka dënuar me 7 vjet Silvio Berluskoni si pjesë e procesit ‘Ruby’, Berluskoni e ka quajtur ‘drejtësi të keqe’ këtë vendim.

“Nuk është vetëm një faqe e drejtësisë së keqe, kjo është një fyerje për të gjithë ata italianë të cilët më besuan mua dhe kishin besim në përkushtimin tim ndaj vendit”. Kështu e ka komentuar kreu i PDL-së vendimin, duke thënë se ai ishte “një gjykim të dhunshëm, unë isha i bindur se do të merrja shfajësim. Por unë do t’i rezistoj persekutimit”,- tha ai.

Ndërsa vetë vajza e Berluskonit, Marina është prononcuar pas vendimit të gjykatës për babain e sja: “Nuk e quaj atë gjykim, nuk e quajmë atë proces, sidomos, nuk e quajnë atë drejtësi, shembje e tërë kështjellës, kjo është e sigurt, e vërteta do të zbulohet, por kjo nuk është e mjaftueshme në asnjë mënyrë për të zbutur hidhërimin dhe indinjatën”, ka deklaruar Marina Berluskoni.

Ndërsa djali Pier Silvio e ka quajtur absurd dënimin e babait të tij:  ”Në të gjitha këto vite, unë kurrë nuk kam komentuar mbi padrejtësitë që ka vuajtur babai im, s’kam shprehur kurrë publikisht ndjenjat e mia apo të japë interpretime politike të punës së gjyqësorit, por këtë herë.. Unë nuk mund të hesht, është një bindje absurde”,- tha  Pier Silvio Berluskoni .

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është dënuar me 7 vjet heqje lirie, për akuzën e prostitucionit me të mitura. Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit e Milanos, e cila ka mbajtur në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, ndërsa ai është përjashtuar nga të gjitha postet publike. Vetë Kavalieri nuk ka qenë i pranishëm në sallë, por përfaqësohej nga avokatët e tij Nikolo Gedini dhe Piero Longo.

Prokurorët italianë kërkuan dënim me 6 vjet burg për ish-kryeministrin, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më një 17-vjeçare në kohën që drejtonte qeverinë. Gjithashtu organi i akuzës ka kërkuar ndalimin e tij të ushtrojë poste publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›