E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Shqipëri, së paku pesë deputetë me origjinë greke

minoriteti-grekTiranë- Edhe mediat greke kanë vendosur fokusin e tyre në rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri. Sipas raportimeve të mëngjesit të sotëm mediat në vendin fqinjë raportojnë për lexuesin e tyre që ‘në këto zgjedhje duket se do të zgjidhet së paku pesë kandidatë me origjinë greke’.

Sipas tyre është karakteristike se zgjedhjet, madje edhe në fushat e popullsisë me minoritet të pastër grek, sigurohet kryesisht nga partitë e mëdha shqiptare.

Ndërkohë artikujt komentojnë edhe një raport paraprak nga OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet në Shqipëri që u botua në Tiranë, ku thuhet se gjatë votimit ka pasur probleme teknike e të përmbajtjes që prishën procesin zgjedhor.

Përveç vrasjes në Laç, raporti gjithashtu iu referua faktit që nga koha e shpalljes së nisjes së procesit të numërimit të votave, ka një vonesë të theksuar të procesit.

Mediat greke raportojnë se me 25% të votave të numëruara Partia Socialiste duket të ketë zotërim të fortë edhe në bastionet e Partisë Demokratike në pushtet.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›