E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli dhe Nishani në Pukë: Prioritet jeta dhe shëndeti i njerzve

Pukë- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, kanë shkuar sot në Pukë për të parë nga afër situatë në zonat e izoluara.

Së bashku udhëtuan drejt bashkisë së Fushë Arrëzit dhe komunës Qafë Mali, ku kanë bërë të ditur se një pjesë errugëve janë të hapura dhe po punohet për zhbllokimin e akseve të bllokuar.

Ministri Nishani gjatë një takimi me pushtetin vendor deklaroi se është tepër e rëndësishme angazhimi i pushtetit lokal për kapërcimin e situatës.
Vlerësoj angazhimin e krerëve vendorë për kapërcimin e situates. Kemi pasur bashkëpunim dhe koordinim të suksesshëm për përballimin e situates. Do vazhdojmë të jemi pranë jush deri në normalizimin e situatës. Strukturat e shtetit kanë vëmendje maksimale për kapërcimin e kësaj situate. Situata në momentin e kthesës është pozitive dhe prioritet mbeten jeta dhe shëndeti i njerëzve-tha Nishani.

Ndërsa gjatë vizitës në kthesën e Qafë Malit, Nishani deklaroi se janë rritur fondet dhe ndihmat për banorët.
Nga dje kemi vënë një tjetër fond në dispozicion për mbajtjen hapur të rrugëve. Dje morëm njoftimin se do vijë një helikopter nga Luksemburgu. Puna do vazhdojë duke qenë të bashkuar. Ka ende shtëpi nën peshën e dëborës ndaj u bëj apel banorëve të pastrojnë çatitë. Sfida përfundon ditën që do zhbllokohet dhe familja e fundit. përfundoi Nishani.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Nishani nga Librazhdi: Kërkohet bashkëpunimi me pushtetin vendor Librazhd- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka mbledhur sot shtabin...
  2. Zonat e izoluara, Nishani: 40 mln lekë për zhbllokimin e tyre Tiranë- Situata e krijuar në vendin tonë për shkak të...
  3. Azil në BE me dokumenta fallco, Nishani: Ndjekje penale ndaj shkelësve Tiranë- Ndjekje penale dhe masa ndëshkimore për të gjithë ato...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›