E Shtunë, 31 Tetor 2026

70 bursa për studime jashtë vendi

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë e Universitetit të Prishtinës ka mundësuar gjenerimin e programeve të Komisionit Evropian, duke u bërë kështu fitues dhe pjesëmarrës aktiv në 3 programe Erasmus Mundus Action 2, gjë që e bën Universitetin e Prishtinës konkurrent serioz me universitetet e rajonit.

Për t'u informuar edhe më shumë rreth programeve në fjalë, përfaqësuesit e këtyre projekteve ishin të pranishëm në ditën informative, që u mbajtsot në Bibliotekën Kombëtare Universitare.
Programe ofrojnë bursa për studime jashtë vendit në të gjitha nivelet e studimit (bachelor, master, doktoratë, post-doktoratë dhe mobilitete për staf akademik), numri i të cilave është rreth 70, e që do të fillojnë prej vitit akademik 2013-2014.
Programet në të cilat Universiteti i Prishtinës është pjesëmarrës në kuadër të kornizës Erasmus Mundus Action 2. janë programi Basileus, i cili koordinohet nga Universiteti Ghent i Belgjikës; programi JoinEU-SEE, i cili koordinohet nga Universiteti Graz i Austrisë, si dhe programi SIGMA, i cili koordinohet nga Universiteti i Varshavës, Poloni. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›