Tërhiqen serbët, largohen barrikadat

Serbët janë larguar dhe kanë ndërprerë protestat disajavore në kufi me Serbinë në Jarinjë, pasi që kanë arritur një marrëveshje me KFOR-in.
Tash pritet intervenimi i KFOR-it. Është raportuar se të hënën pritet implementimi i marrëveshjes për IMB-në.
Përveç pikës 5, ku përfaqësuesit e serbëve të veriut kanë thënë se kanë paqartësi, në përfundimet e Qeverisë së Serbisë, të cilat u janë prezantuar atyre, thuhet se serbëve të veriut do t’u mundësohet përdorimi i dokumenteve personale, tabelave të regjistrimit, dhe dokumenteve tjera, të cilat i lëshon Republika e Serbisë./Indeksonline/