E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi takim lamtumirës me Fitou

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Francës, Jean-Francois Fitou.

Kryeministri Thaçi ka falënderuar ambasadorin për punën që ka bërë gjatë shërbimit të tij në Kosovë. Z. Thaçi po ashtu ka falënderuar Qeverinë dhe popullin e Francës për përkrahjen që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ky bashkëpunim i mirë midis dy vendeve të thellohet edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë kryeministri Thaçi .

Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast ka potencuar progresin e arritur në përmbushjen e agjendës së institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin e vendit në institucionet euroatlantike dhe pret vazhdimin e ndihmës së Francës në këtë fushë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›