Presidenti Nishani beson te bashkimi kombëtar në kontekstin evropian

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në një intervistë për Radio Kosovën, thotë se bashkimi kombëtar i shqiptarëve është në fakt ndërgjegjja e konsoliduar e kombit shqiptar. Sipas tij, rruga më e mirë, rruga më e shëndetshme, më e sigurt e këtij objektivi madhor të shqiptarëve është Bashkimi Evropian.
“Padyshim, rruga më e mirë, rruga më e shëndetshme, më e sigurt e këtij objektivi madhor të shqiptarëve është Bashkimi Evropian. Them se është Bashkimi Evropian, për faktin se shqiptarët kudo që janë, së pari: janë një komb evropian. Së dyti: marrëdhëniet e të gjithë dimensioneve të shqiptarëve janë brenda kësaj familjeje; të lëvizjes së lirë të njerëzve, të lëvizjes së lirë të mallrave, të pjekurisë, të mentalitetit të shoqërisë, të kulturës, të zhvillimit tonë ekonomik”.
Presidenti, Nishani, ka folur edhe për lirimin e ish kompanadtit të UCK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë, se vendimi më i fundit i Gjykatës ndaj Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, i dha një mësim shumë të mirë të gjitha përpjekjeve të mbrapshta për të krijuar një lloj turbullire midis viktimës dhe atyre që kanë kryer krime. /Indeksonlione/