E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 6 ushtarëve britanikë, talebanët marrin përgjegjësinë

Militantët talibanë kanë marrë përgjegjësinë për shpërthimin e bombës, e cila vrau 6 ushtarë britanikë në Afganistanin jugor.

Përgjegjësia u mor përmes një deklarate të postuar në një ëebfaqe talibane.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se ushtarët u vranë të mërkurën, pasi makina e tyre e blinduar u godit nga një mjet shpërthyes, teksa po kryenin patrullimet e zakonshme në provincën e Helmandit.

Kjo ishte humbja më e madhe brenda një ditë për forcat britanike në Afganistan që nga viti 2006.

Më shumë se 400 ushtarë britanikë janë vrarë në Afganistan që nga nisja e konfliktit në fund të vitit 2001.

Shumica e tyre, rreth 9.500 ushtarë britanikë që gjenden në Afganistan, pritet ta lënë këtë vend në fund të 2014-ës, kur koalicioni i udhëhequr nga SHBA pritet të tërhiqet nga vendi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›