Heqja e vizave nje beteje e fituar nga reformat e Berishes

Udheheqesit e shteteve kryesore te Bashkimit Evropian ne samitin informal te Brukselit i konfirmuan kryeministrit Berisha se vendimi i heqjes se vizave ishte nje beteje e fituar nga Shqiperia ne saje te reformave te forta si dhe te seriozitetit te treguar nga institucionet. Presidenti i PE-se Bysek dhe kryetari i PPE-se Daul parathane edhe vendimin e afert per marrjen e statusit te kandidatit per anetaresim te plote ne BE
Berisha i pergjigjet Papandreut Greqia smund te mbaje qendrime bllokuese ndaj integrimit te Shqiperise
Kryeministri Sali Berisha eshte shprehur nga Brukseli ku po merr pjese ne samitin e Partise Popullore Evropiane se ceshtja e vizave eshte nje kontekst i mbyllur dhe se shqiptaret do udhetojne te lire ne Schengen brenda vitit. Berisha tha se vleresimi i raportit qe u dorezua ne Parlamentin Evropian eshte hapi domethenes drejt heqjes se plote te vizave me vendet e BE-se. Mbeshtetja e kryetareve te shteteve dhe qeverive te djathe duket e pa ekuivoke nderkohe qe Parlamenti Europian rikonfirmon qendrimin e tij. Une kam nje parim themelor. Cdo proces dhe cdo hap duhet te jete i bazuar ne merite. Nuk eshte ky nje gjest krenarie jo. Ky eshte interesi jetik i shqiptareve. Ju jeni deshmitare se cfare transformimesh te medha kane sjelle perpjekjet apo detyrimet per te permbushur udherrefyesin e vizave. Sot Shqiperia ka ne shume aspekte nje shembelltyre krejtesisht tjeter. Po keshtu ne cdo hap qe ne do bejme mendojme se ne duhet te permbushim detyrimet tona u shpreh kryeministri Berisha.
Lidhur me situaten politike ne vend kreu i qeverise theksoi se opozites i jane ofruar disa alternativa. Propozimi yne eshte ky thelbi Te fillojme menjehere me Komisionin. Opozita ka propozuar 11 ceshtje per hetim. Te fillojme me 10 ceshtjet e para. Me ceshtjen e 11 nese opozita insiston ne rinumerimin e votave ne skemi asnje kundershtim. Te shkoje ne Gjykate te marre vendimin e Gjykates. Po vendosi Gjykata nga vota e pare te e fundit votat rinumerohen dhe ndryshohet cdo rezultat. Po svendosi Gjykata ligji baze europian dhe cdo demokraci qe funksionon mbi te eshte qe ti nenshtrohemi vendimit te Gjykates tha Berisha. Pas ktheses se Serbise dhe ngulmimit per te marre sa me shpejt statusin e kandidatit sic ia ka premtuar BE gara midis Shqiperise Malit te Zi dhe Serbise behet me e forte por sipas kryeministrit Berisha secili vend duhet te vleresohet sipas meritave dhe arritjeve konkrete.
Nderkaq pas deklarates se kryeministrit grek Papandreu per procesin integrues te Shqiperise nese preket minoriteti grek ne vend kryeministri Berisha reagon duke thene se nje gje e tille sipas tij nuk mund te ndodhe. Ai thekson se Greqia nuk mund te mbaje qendrime bllokuese ndaj integrimit te vendit tone. Nuk mendoj se Greqia do te bllokoje dhe do te mbaje qendrime bllokuese ndaj qendrimeve integruese tha Berisha.
Kryeministrit i eshte sjelle ne vemendje se Greqia aktualisht po bllokon Maqedonine por ai tha se mes dy vendeve te rajonit ka nje problem te zgjatur duke theksuar se Greqia ka qene nje faktor qe ka nxitur proceset integruese rajonale duke kujtuar edhe Samitin e Selanikut ku sipas tij eshte bere deklarata me mbeshtetese.
Lidhur me viziten e kreut te PBDNJ-se Vangjel Dule dhe kreut te OMONIA-s Vasil Bollano ne Athine dhe akuzave te ngritura prej tyre se njerez me pushtet perpiqen tu marrin tokat minoritareve shefi i ekzekutivit Berisha tha se ata jane vetem dy perfaqesues te forcave politike. Deklaratat pa fakte mbeten ne fushen e retorikes theksoi kryeministri Berisha. Duke folur per Himaren Berisha tha se dygjuhesia ne ate qytet eshte realitet e banoret atje ndoshta kane edhe dy shekuj qe flasin edhe greqisht. Mbi kete baze i eshte njohur e drejta si minoritet dhe atje ka pasur prej kohesh nje shkolle.
A shikoni ndonje hezitim nga vendet anetare per ceshtjen e vizave
Me ata qe bisedova nuk shoh asnje hezitim por nuk mund te them se ky eshte qendrimi I te gjitha vendeve anetare. Ketu ndodhen partite popullore.
Ka nje shqetesim per situaten politike ne Shqiperi qe mund te ndikoje ne liberalizmin e vizave. Cfare mund te ndermerrni ju personalisht per ta kaluar kete situate
Kemi bere nje propozim shume te pershtatshem te cilin opozita po e studion dhe ne presim pergjigjen e saj. Natyrishtmendoj se ky propozim realisht i jep te gjithe mundesite zgjidhjes se opozites. Propozimi eshte ky te filloje menjehere nga komisioni. Opozita ka propozuar 11 ceshtje per investigim. Le te filloje me 10 ceshtjet e para. Me ceshtjen e 11 nese opozita insiston me rinumerimin e votave per te cilen nuk kemi asnje kundershtim le te shkoje ne gjykate te marre vendimin e gjykates. Po vendosi gjykata atehere nga vota e pare tek e fundit te numerohet dhe te ndryshohet rezultati. Po nuk vendosi gjykata ligji baze evropian dhe i cdo demokracie boterore eshte ti nenshtrohet vendimit te gjykates. Ne rast se opozita do ne perputhje me frymen e rezolutes te parlamentit evropian jemi gati qe neser te filloje hetimi i materialeve te zgjedhjeve pra fletet e votimit te pesojne ate fat qe pesojne. Megjithate ne kemi dhene kete variant te filloje me 10 ceshtjete cilat mund te kerkojne tre apo kater muaj per shqyrtim dhe nderkohe merren vendimet e gjykatave dhe shkohet drejt nje qendrimi perfundimtar.
Si shihni faktin qe kur erdhi ne pushtet zoti Papandreu deklaroi se ishte pro integrimit te Ballkanit brenda vitit 2014 dhe menjehere pas incidentit tregoi se ndoshta mund te bllokonte integrimin
Nuk mendoj se Greqia do te bllokoje dhe do te mbaje qendrim bllokues ndaj proceseve integruese. Ka nje problem te zgjatur i cili ka mbetur qe nga koha e marreveshjeve qe jane bere shume vite perpara. Por ne teresi Greqia ka qene nje faktor qe ka nxitur proceset integruese rajonale. Te mos harrojme se deklarata me mbeshtetese per te gjithe Ballkanin eshte bere ne Selanik ne Samitin e Selanikut keshtu qe une nuk mendoj se problemet mund te zgjidhen me kete fryme dhe se kjo fryme ekziston ne qeverine greke.
Si do tia beni per betejen e statusit te kandidatit
Se pari une kam nje parim themelor. Cdo proces dhe cdo hap duhet te jete i bazuar ne meriten. Ky nuk eshte nje gjest krenarie por ky eshte ne interesin jetik te shqiptareve. Ne jemi deshmitare se cfare transformimesh te medha kane sjelle perpjekjet apo detyrimet per te permbushur udherrefyesin e vizave. Sot Shqiperia ne shume aspekte ka nje shembelltyre krejtesisht tjeter. Po keshtu ne cdo hap qe ne te bejme duhet te permbushim cdo detyrim tonin. Dhe ky eshte zotimi im. Si qeveri jemi te vendosur per te ndermarr cdo reforme cdo vendim cdo ligj ne menyre qe procesi i integrimit te behet nje proces suksesi reformash.
Me ftesen qe ka marre Serbia gara behet edhe me e veshtire. A ju motivon kjo njesoj per statusin e kandidatit
Rezoluta e OKB ishte nje zhvillim madhor pozitiv per rajonin dhe Evropen sepse ne kete rezolute gjykoj se predominoi arsyeja dhe ishte shume pozitive qe Serbia u pajtua me kerkesat e BE-se. Kjo ishte nje fitore e madhe per Kosoven. Pra ne teresi kjo rezolute po ta marrim ne raport me proceset integruese si faktor te jashtem kjo ndikon pozitivisht.
Por po Evropa do ta shperbleje Serbine...
E verteta eshte se nuk mendoj qe Evropa duhet te ndjeke politika ndeshkuese si te tilla dhe nuk ka ne filozofine e saj kete. Serbia faktikisht u terhoq nga dy klauzolat me te papranueshme te rezolutes dhe ate rezolute e votuan te gjitha kombet. Ndaj dhe jam i sigurt se ajo do te vleresohet ne bazen e performances. Natyrisht nje politike ndeshkuese ndaj nje vendi ne rajon ne nje menyre apo ne nje tjeter pasqyrohet edhe ne vende te tjera.
Si e komentoni viziten e Bollanos dhe te Dules ne Greqi si dhe deklaratat e tyre qe njerez me pushtet po vjedhin tokat
Kjo vizite e tyre eshte nje gje shume normale. Ata jane dy perfaqesues te dy forcave politike. Per sa i perket deklaratave pa fakte ato mbeten thjesht ne fushen e retorikes asgje tjeter.