Zhozef Daul PPE Vote pro levizjes se lire te shqiptareve

Buzek Vendimi per vizat do jepet shume shpejt
Grupi me i madh politik ne Parlamentin Evropian ai i Partive Popullore do te votoje per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Kete e konfirmoi kryetari i ketij grupi francezi Zhozef Daul i cili ishte i pranishem ne Samitin e Partive Popullore te Evropes qe u mbajt ne Belgjike. Pas miratimit ne parim te raportit te Komisionit kete muaj nga Komisioni per Drejtesine Lirine dhe Punet e Brendshme te PE-se pritet qe ai te votohet ne seance plenare nga Parlamenti Evropian ne muajin tetor. Degjoni une e njoh situaten politike ne Shqiperi. Kam qene vete atje. Per sa i perket liberalizimit te vizave dua tju bej te ditur se Grupi i Partive Popullore te Parlamentit Evropian e mbeshtet plotesisht. Ky eshte dhe do te jete qendrimi yne me qellim qe liberalizimi i vizave te behet sa me pare edhe per Shqiperine. E kam thene edhe me pare per ata evropiane qe kane ende frike per ato shtete qe hezitojne per gjithe kete diskutim qe behet sot. Po e them perseri. Njerezit e ndershem qe kane nevoje per viza kane qendruar ne Shqiperi. Per keta duhet te mendojme ne sepse te tjeret kane ikur prej kohesh. Une jam i vendosur te mbroj pozicionin tone te Partive Popullore per heqjen e vizave me Shqiperine u shpreh Daul. Ai tha se eshte plotesisht optimist per nje finalizimin me sukses te procesit te heqjes se vizave. Jam realist per kete tha me tej kryetari i grupit te populloreve evropiane Daul.
Presidenti i Parlamentit Evropian Jerzy Buzek Vendimi per vizat do te jepet shume shpejt. Ne do te marrim vendim per nje ceshtje kaq te rendesishme sepse per disa vende eshte nje ceshtje kyce e rendesishme dhe ne do ta marrim shume seriozisht dhe me saktesi per tju dhene dinjitet me te madh ketyre vendeve.
...