E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha 1.2 miliarde leke per 98 projekte

Paketa ambicioze e qeverise me 98 projekte kerkon nje investimin prej 1.2 miliarde lekesh ne infrastrukturen rrugore dhe ujesjelles. Ky eshte projekti i radhes i Kryeministrit Sali Berisha

Paketa ambicioze e qeverise me 98 projekte kerkon nje investimin prej 1.2 miliarde lekesh ne infrastrukturen rrugore dhe ujesjelles. Ky eshte projekti i radhes i Kryeministrit Sali Berisha sipas te cilit zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor i te gjitha zonave ne vend do te jete nder prioritetet e qeverise gjate pjese se mbetur te ketij mandati. Z. Berisha gjate mbledhjes se djeshme te Komitetit per Zhvillimin e Rajoneve njoftoi se do te financohet ne shume sektore dhe do te synohet afrimi i te gjitha rajoneve me qendrat e zhvilluara.

Ne mbledhjen e Komitetit per Zhvillimin e Rajoneve u fol per projektet qe duhet te zhvilloje cdo ministri. Keshtu ndertimi i shkollave kampuseve universitare financimi i projekteve ne bujqesi dhe atyre per shtimin e pyjeve ishin pjese e diskutimeve dhe deklaratave te bera. 87 projekte ne infrastrukturen rrugore dhe 68 ujesjelles do te financohen gjate ketij viti. Berisha vuri ne dukje se pjesa me e madhe e ketyre projekteve jane ne perfundim dhe se 11 projekte te rinj jane gati per tu vene ne zbatim. Jemi mbledhur per te bere financimin e rreth 87 projekteve ne infrastrukturen rrugore. Do te marrin financim te plote per punen qe kane kryer te gjitha punimet ne te cilat jane realizuar nga 51 ne 100 per qind te tyre. Kjo shume eshte 1.2 miliarde leke per 87 projekte rrugore. Por do te financohen edhe 11 projekte te tjera pra ne infrastrukturen rrugore gjithsej jane 98 projekte ne perfundim ose ne vazhdim ketu perjashtohen rruget kombetare por jane rruge rurale dytesore. Ne keto 11 projekte perfshihen projekte te cilat sapo kane filluar apo kane realizuar deri ne 50 per qind te punimeve. Shuma eshte 76 milion leke - deklaroi z. Berisha. Kryeministri ritheksoi qendrimin e tij se brenda ketij mandati qeverises cdo komune do te kete infrastrukture rrugore bashkekohore ne menyre qe te lidhen me akset nacionale ne nje kohe sa me te shkurter. Ne rast se themi se nuk braktisim nje komune ne duhet te ndertojme infrastrukturen aty se per ndryshe perse do te jetoje nje qytetar aty ne rast se ajo lidhet me aksin kombetar me nje rruge si 500 vjet perpara. Ate rruge e ka pasur ai tani e ka me cakull. Une e kuptoj qe ne keto komuna mund te mos kete edhe shume banore por prape se prape asnje prej tyre nuk eshte per tu braktisur. Vecanerisht me projektin e dyte te madh qe fillon me arroret ne hapim nje perspektive reale te shkelqyer kudo por 91 komuna jane te palidhura me asket kombetare. Ne do ti qendrojme plotesisht kesaj qe brenda ketij mandati cdo komune te jete e lidhur me aksin kombetar ne nje hapesire kohore 20 maksimumi 30 minuta. Ne do ti ndertojme ato edhe pse kane cmim por ne do ti japim atyre mundesi te konsiderojne shume seriozisht zhvillimin e potencialeve qe ata disponojne ne komunen e tyre - u shpreh z. Berisha. Gjithashtu Kryeministri nuk la pa permendur edhe investimet ne arsim duke vene theksin tek rendesia e tyre per kete sektor te rendesishem per zhvillimin e vendit. Ai tha se do te ndertohen shkolla dhe korpuse universitare ne te gjithe vendin.
Ne kemi disa shkolla ndertimi i te cilave eshte emergjente si ne Kamze Paskuqan ku per shkak te numrit shume te madh te nxenesve ne shkolla punohet pothuajse me tre turne dhe kjo eshte e papranueshme. Nga ana tjeter perparesi madhore do te jene kampuset universitare dhe arsimi parashkollor. Ne duhet te levizim me investimet ne keto dy drejtime. Kishim konviktet kishim e kemi ndertime ne shkolla por tani ka nje realitet teresisht tjeter ne arsimin universitar nje realitet qe pese vjet me pare ishte tre here me modest. Ndaj edhe ketu me investimet qe behen ne fushen e arsimit me te gjithe veshtiresite qe kemi eshte e domosdoshme te perparesohen keto dy drejtime. Universitet nuk mund te qendrojne me pa kampuset e tyre. Aty ku nuk i kane ti ndertojme. Ndertimet per universitete ne duhet ti bejme me kampuse. Nuk mund te ndertohet nje ndertese ketu sot nje tjeter aty ku te gjendet. Keto jane nder zhvillimet me te rendesishme me pozitivet ne kryeqendrat ku ato jane hapur - theksoi z. Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›