E Shtunë, 31 Tetor 2026

75-vjecari i denuar politik kerkon demshperblimin

Duke u endur prej muajsh mes Shkodres dhe Tiranes, me nje dosje ne dore, Dode Veshtja 75 vjec eshte ne kerkim te emrit te tij ne listat e demshperblimit te te denuarve politike.

Gjithe historia e jetes se tij ndodhet ne keto letra qe vertetojne se ka qene i denuar politik, i burgosur per 16 vjet me radhe ne burgun e Spacit.

E megjithe kete Veshtja nuk e gjen emrin e tij ne dosjen e te perndjekurve politike. Me shpresen se me ne fund shteti do ta demshperblente pas vuatjeve gjate regjimit komunist, jo vetem per rinine e shkaterruar ne galerite e Spacit, por edhe per prinderit e pushkatuar si armiq te popullit, Doda priste qe adiminstrata e Ministrise se Drejtesise te lexojne dosjen e tij. Por pas burgut te Spacit, per te kjo harrese eshte denimi i dyte, qe tashme merr ne demokraci.

Familja e tij u piketua si armike menjehere sapo regjimi i vrau prinderit ne kufi. Ishte 29 vjec kur gjithe revolten e tij Doda e shprehu me shperndarjen e ca trakteve ne Shkoder

“Tekstet e trakteve qe shperndava i mbaj mend edhe sot, sepse tekstin e kam ne shpirti. Me arrestuan per agjitacion e propaganda dhe tradheti te larte ndaj atdheut”, tregon Veshtja.

Ne shkallet e Ministrise se Drejtesise aty ku ish-te perndjekurit presin te plotesojne formulare e firmosin dokumenta, Dode Veshtja permend tekstin per te cilin u denua si shume te tjere, ne burgjet e komunizmit. Por tashme ne ndryshim nga bashkevuajtiesit e tij, askush nuk ia njeh vitet e burgut. Per shtetin, Doda nuk rezulton asnje dite i denuar dhe i burgosur.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›