E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, aksidentohet deputeti i PD. Shkak shpejtësia

Policia lokale bëri të ditur se deputeti Mehmet Xheka u plagos ne Berat pas përplasjes që automjeti i tij pati me një mur anësor të rrugës. Policia dyshon si shkak, shpejtesine me te cilen po udhetonte Xheka 

BERAT-Deputeti i Partise Demokratike Mehmet Xheka është plagosur sot në një aksident automobilistik në Berat pas kkthimit nga takimi elektoral në Polica. Policia lokale bëri të ditur se Xheka u aksidentua sot në mesditë pas përplasjes që automjeti i tij pati me një mur anësor të rrugës. Si pasojë deputeti mori plagë të lehta në shpatull dhe ndodhet në spitalin rajonal të Beratit. Mjekët konfirmuan se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aksidentin ka qënë shpejtësia e madhe më të cilën udhëtonte deputeti.
Xheka po rikandidon për deputet në zonën e Beratit. Sot ai ndodhej në një takim electoral me banorët e Policanit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen në 28 Qershor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›