E Shtunë, 31 Tetor 2026

75 vjeçarja ndali internetin për orë të tëra ne Gjeorgji

Nga Express më 07 prill 2011 në ora 15:13

Njerëzit e moshuar mbase nuk mund të përshtaten edhe aq mirë me zhvillimet e fundit që ndodhin në botën e teknologjisë. Një gjë e tillë mund të shpjegohet edhe me një rast që ka ndodhur në Republikën e Gjeorgjisë, ku një zonjë 75 vjeçare gjatë muajit të kaluar kishte ndërprerë tërë lidhjen e Armenisë në internet.

Sipas disa burimeve të informacionit, gruaja ishte duke kërkuar copëza metalike përgjatë fshatit, më 28 mars. Ajo gjeti në një kabllo fiber-optike që lidhte Armeninë me Gjeorgjinë dhe ajo e këputi kabllon për ta shitur për bakër. Fatkeqësisht, ajo kabllo ofron shumicën e shërbimeve të internetit për Armeninë dhe ata u ndërprenë nga interneti me orë të tëra. Tani, ajo gruaja e moshuar është futur për tri vite në burg./pcworldalbanian/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›