E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sipas Twitter, Gjermania shteti më i lumtur

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 18:31

Rrjeti shoqëror, mjaft i përhapur, Twitter, është përdorur si mjet për të treguar se cili është shteti më i lumtur dhe cili është më i mërzituri.

Alex Davies mori fjalët “happy” dhe “sad” dhe, në një aplikacion për ueb, ai i radhiti shtetet duke pasur parasysh vendin prej nga vinin cicërimat dhe përcaktoi se cilat vende ishin më në disponim.

Davies gjeti që përdoruesit gjermnaë të mikroblogut që postojnë më së shumti fjalët “Feliz” (“happy”) (i/e lumtur) dhe “Liebe” (“love”) (dashuri), në krahasim me përdoruesit nga shtetet e tjera. Shteti mik nga Bashkimi Evropian, Holanda, u radhit si vendi i dytë, e përcjellur nga Meksika dhe Shtetet e Bashkuara në vendin e tretë, respektivisht të katërtin.

Përdoruesit në Suedi ishin gjetur si përdoruesit që përdorin më së shumti fjalën “Sad” dhe “Pain” (Mërzi dhe Dhimbje), në krahasim me vendet e tjera që ka hulumtuar Davies.

Davies nuk i ka hulumtuar të gjithë përdoruesit e rrjetit Twitter, duke përfshirë në këtë pjesë edhe trojet shqiptare nga vijnë edhe një sërë cicërimash. /pcworldalbanian/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›