25 mijë euro për dasmën e qenit

Louise Harris, një 32-vjeçare nga Essex (Angli), ka shpenzuar rreth 25 mijë euro për dasmën e qenushes së saj, Lola.
“Nusja” kishte veshur një fustan të bardhë, të zbukuruar me gurë Swarovski, me vlerë 2 mijë euro.
Në dasmë morën pjesë 80 të ftuar.
“Doja që për Lolën kjo të ishte dita e përkryer. Në fillim kisha menduar për 30 të ftuar, por lista sa vinte e zgjatej. Nuk doja të lija askënd jashtë. Dasma ishte e përkryer dhe Lolës i pëlqeu shumë fakti që ishte gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes”, u shpreh pronarja e qenushes.
Louise Harris zhvilloi një konkurs online për të gjetur “dhëndrin” e duhur për Lolën dhe zgjodhi një qen që në vitin 2005 është zgjedhur si më i shëmtuari i Britanisë.
Louise, e cila është beqare, përfundoi: “Shumë njerëz mendojnë se unë jam e çmendur sepse kam organizuar këtë dasmë dhe unë e kuptoj që e kam kaluar kufirin, por dua gjithmonë më të mirën për Lolën.”