75 vjet marrëdhënie Shqipëri-Kinë- Aktivitet në qytetin e Elbasanit, synohet forcimi i marrëdhënieve

75 vjet marrëdhënie Shqipëri-Kinë janë shënuar përmes një aktiviteti të mbajtur në Elbasan. Veç sjelljes në kujtesë të momenteve më të rëndësishme të këtij rrugëtimi të gjatë, synim i këtij aktiviteti ishte prezantimi i fokusit të këtyre marrëdhënieve, që tani janë të rinjtë.
Ambasadore e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, u shpreh se gjatë këtyre 75 viteve të dyja vendet kanë ruajtur një marrëdhënie të shëndoshë dhe të qëndrueshme.
“Gjatë këtyre 75 viteve të dyja vendet kanë ruajtur një marrëdhënie të shëndoshë dhe të qëndrueshme. Të rinjtë janë shpresa dhe e ardhmja e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndaj dhe investohemi në këtë drejtim. Shumë të rinj nga Kina po studiojnë në Shqipëri dhe shumë të rinj nga Shqipëria studiojnë në Kinë e kjo i ndihmon të njohin më mirë vendin dhe kulturën e njëri-tjetrit.”
Kryetari i institutit shqiptar të studimeve ndërkombëtare Albert Rakipi, u kujdes të sillte në vëmendje disa nga momentet më të rëndësishme që kanë shënuar marrëdhënien Kinë-Shqipëri. ”Kina ka kontribuar mjaft dhe Elbasani është një nga këto raste”, u shpreh Rakipi.
Të pranishëm në këtë eveniment ishin dhe ish metalurg të vjetër të Elbasanit te cilët kamë punuar krah inxhinjierve kinez në ndërtimin e kombinatit metalurgjik.
/rtsh.al/