E Martë, 3 Nëntor 2026

Vera, stina e “krizës” për gjak- Pushimet largojnë vëmendjen, aksidentet shtojnë nevojat

Muajt e verës shënojnë nivelet më të ulta të rezervave për gjak nëpër spitale dhe bankën e dhurimeve. Vëmendja e dhuruesve vullnetmirë në institucionet shtetërore shpërqëndrohet për shkak të pushimeve, ndërkohë që numri i aksidenteve rrugore rritet.

Sot arrijnë të mblidhen 13 dhurime për 1000 banorë nga 18 dhurime qe duhet të ishte idealja.

Vendimi i këshillit të ministrave për të  shpërblyer punonjësit vullnetmirë të administratës me dy ditë pushim nëse dhurojnë gjak, ka ndikuar në një rritje prej vetëm 15 dhurime për 1000 banorë, ose 7% të dhurimeve vullnetare. Kjo është e mjaftueshme për të mbuluar vetëm 25% të nevojave totale.

Në prag të Ditës Botërore të Dhurimit vullnetarë të Gjakut, mjekët kërkojnë më shumë përkushtim ndaj nevojave për gjak sidomos gjatë sezonit veror kur rezervat bien ndjeshëm.

 /rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›