75-vjetori, konferencë shkencore për veprën e Kadaresë

Studiuesi Shaban Sinani, duke folur për rrugën krijuese të shkrimtarit, u shpreh se “vepra e Kadaresë mund të shihet si një projekt i vetëm artistik, që i ka ruajtur qerthujt e saj si baraspesha të mëdha në një shpërfillje evidente ndaj ndryshimeve të mëdha politike dhe ideologjike sunduese”.
Ndërsa lidhur me gjuhën alegorike të Kadaresë, studiuesi Mark Marku tha: “Në pjesën më të madhe të veprave Kadare zgjedh alegorinë për të komunikuar botën e vet letrare. Kjo është e natyrshme në sistemet totalitare, ku alegoria përdoret më shpesh për të kapërcyer barrierat e komunikimit”.
Duke u ndalur në romanin e parë të Kadaresë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Marku theksoi se aty u pa që letërsia e shkrimtarit kërkonte si kusht paraprak modelimin e lexuesit real që kishte prodhuar letërsia e agresionit ideologjik komunist.
Për veprën e parë të autorit të njohur foli edhe studiuesi Agron Tufa, i cili nënvizoi mes të tjerash se “Ismail Kadare krijoi për herë të parë një vepër romaneske pa hero pozitiv dhe pa protagonist sekretar të partisë. Kjo është arsyeja që romani ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ lexohet i freskët edhe sot”.
2011-01-31 15:20