E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjpt, planifikohet megaprotestë për rrëzimin e Mubarakut

E ashtuquajtura, Lëvizja e 6 Prill-it, tha se parashikohet të jenë më shumë se një milionë persona në rrugët e Kajros, teksa ndjenja për rrëzimin e qeverisë ka kaluar në ethe.

Reformat ekonomike dhe politike të Mubarak-ut janë “tepër të pakta dhe tepër të vonuara”, thonë demonstruesit.
Një ditë më parë, Mohamed ElBaradei, figurë udhëheqëse e opozitës , iu bashkua mijëra protestuesve në Sheshin Tahrir, ku theksoi se “nuk ka kthim prapa”.

“Njerëzit kërkojnë rrëzimin e regjimit”, thërrisnin protestuesit teksa ecnin me ElBaradein në qendër të sheshit.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-31 13:28
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›