Buble zhvendoset në Angli
Nga Express më 31 janar 2011 në ora 08:29
Këngëtari kanadez, Michael Buble është duke u zhvendosur në Britani, pasi ka blerë në Angli për të dhe të fejuarën e tij, njoftojnë mediumet angleze.
Krijuesi i hitit “Home” besohet të ketë paguar 4.5 milionë dollarë për një shtëpi të jashtëzakonshme në Purley të Surreyt, ku shpreson të kalojë shumicën e kohës me të fejuarën e tij, aktoren e famshme argjentinase, Luisana Lopilato.
“Michael ka blerë një shtëpi vërtet të mirë. Ai po martohet këtë vit…dhe ai shpreson të jetojë gjashtë muaj këtu. Ai dëshiron që të jetë shtëpi e duhur”, theksoi një burim për The Sun.